“Shkodra Jazz Festival 2023”, artistët gjallërojnë mbrëmjet në qytetin e bukur

Në oborrin e muzeut historik “Oso Kuka” me koncertin e klasës së firzamonikës, nisi në Shkodër java e koncerteve “Shkodra Jazz Festival 2023”.

Një rrugëtim artistik që prej 14 vitesh bën bashkë emra të njohur të muzikës Jazz dhe asaj klasike nga vende të ndryshme të Evropës.

Florjan Jakaj, drejtor artistik i ‘Shkodra Jazz Festival’ tha se ishte një masterclass shumë interesant.

“Ishte një masterclass shumë interesant sepse kishte nga shumë vende të ndryshme dhe erdhi natyrshëm bashkëpunimi. Sot do të kemi një tjetër koncert përmbyllës, po përgatisim edhe festivalin e xhazit. Pra, do të kemi prurje nga vende të ndryshme të Evropës.”

Pas dy javësh me masterclasat e “Rrok Akademi”, dhjetëra instrumentistë do të performojnë tashmë për publikun në ambiente dhe sheshe të hapura. Festivali synon të bëhet një vend i domosdoshëm për adhuruesit e muzikës. Kjo duke ofruar një produkt kompleks të muzikës cilësore, arsimit, turizmit dhe zhvillimit rajonal.

Bardh Jakova, maesto-Fizarmonikë, ndër të tjera tha se nuk ka munguar sigurisht muzika shkodrane.

“Studentët vijnë nga Rumania, Italia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi etj..Nuk ka munguar sigurisht muzika shkodrane por edhe rryma si ajo baroke apo klasike. E aktivitetet vazhdojnë deri në fund të muajit.”

Festivali i kushtohet Rrok Jakajt, një violinist dhe regjisor i njohur shqiptar, i cili lindi idenë dhe e mbështeti atë deri në vdekjen e tij të hershme.

ObserverKult


Lexo edhe:

FESTIVALI I JAZZ-IT PËRMBYLL RRUGËTIMIN E TIJ NË SHKODËR

Për të njëmbëdhjetin vit me radhë, Shkodra Jazz ka bërë bashkë artistë të kësaj rryme muzikore.

Tingujt e muzikës kanë mbushur për dy javë pedonalen e këtij qyteti.

E pranishme në përmbylljen festivalit, ministrja e kulturës, Elva Margariti. Ajo u shpreh se spektatorët duhet t’i rikthehen artit. Pavarësisht pasojave që ka lënë koronavirusi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult