Fatura e papaguar e katër të rinjve italianë në Berat bëri xhiron e mediave vendase e të huaja, një ngjarje së cilës iu bashkua edhe reagimi i Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.
Për këtë rast, Alban Skënderaj ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur se në rastet kur ligji në Itali thyhet nga shqiptarët nuk përbën lajm, por në situatën konkrete ngjarja u transmetua deri te kryeministrja.
“Standardet e vendosura nga pala jonë në debatin e faturës së pa paguar nga turistët italianë praktikisht i bie të jenë vendosur mbi faktin e kryer se:
‘Ju italianët jeni superiorë dhe ne shqiptarët jemi inferiorë, ndaj ne e pranojmë se nuk është lajm, por disi më e zakontë kur ne thyejmë ligjin në Itali por nëse ndodh (si rrallëherë) nga italianët ndaj nesh, duhet të bëhet lajm të cilin duhet ta çojmë deri tek Kryeministrja e Italisë’.
Kryeministrja italiane në këtë rast duke u skandalizuar e duke reaguar praktikisht e pranon superioritetin.
P.s besoj më lejohet një koment rreth çështjes sepse kam jetuar gjatë në Itali (dhe kam vetëm simpati e dashuri për Italinë dhe popullin italian)”, përfundon shkrimi./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
KUSH ISHTE PERSONI QË E NDIHMOI ALBAN SKËNDERAJN NË FILLIMET E TIJ? KËNGËTARI ZBULON TË PATHËNAT
Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj, ka folur si rrallë herë për jetën e tij private teksa ka zbuluar disa të pathëna që nuk i kemi ditur për të.
I ftuar në ‘A Live Night’, kantautori ka rrëfyer se si nisi rrugëtimi i tij për t’i hyrë muzikës dhe cili ka qenë personi që e shtyu të bëhej njeriu që është sot, transmeton ‘tirananews.al’.
Albani ka zbuluar se në një moshë shumë të vogël ka nisur të shkruajë tekset e tij të para. Kur ka nisur hapat e tij të para ka qenë një zotëri italian tek i cili mori disa leksione kantoje dhe e shtyu që të merrte pjesë në një ‘talent show’. Ku rezultoi fitues mes qindra konkurrentëve…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU