Familja mbretërore, gati të padisë Netflix

Familja mbretërore thuhet se mund të padisë Netflix për “The Crown”.

Avokatët pretendojnë se familja mbretërore mund ta padisë gjigandin e transmetimit me pretendimin se e kanë paraqitur familjen e tyre në një dritë negative.

“Miqtë e familjes mbretërore kërkuan këshilla ligjore. Këshillat që ata morën do të vlejnë edhe për familjen mbretërore.”, tha një burim për The Sun, transmeton ‘lapsi.al’.

Sezoni i pestë po xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të publikohet në nëntorin e ardhshëm.

Një tjetër burim i tha The Sun se seriali i ardhshëm mund të jetë shumë i dëmshëm, veçanërisht pasi shumë njerëz besojnë se shfaqja është një dokumentar dhe jo një dramë.

————————————————–

LEXO EDHE: MBRETI QË LA FRONIN PËR DASHURINË

Një krizë kushtetuese shumë më shumë sesa një krizë e thjeshtë mbretërore apo familjare. Që coi në abdikimin e një mbreti, ndarjen e dy vëllezërve dhe një dëbimi përjetë nga vendi. Një krizë që përfshiu thuajse 80 vjet më parë familjen mbretërore. Qeverinë britanike, politikanët dhe mediat mbarë botërore.

Wallis Simpson është gruaja që kërcënoi mbretërinë britanike, që prej janarit të vitit 1931. Vit kur u takua për herë të parë me Eduard, në atë kohë princin e Uales, duke u shndërruar nga ajo ditë në të dashurën e tij për 3 vjet.

Një dashuri që kaloi çdo limit, një fiksim i Eduard, që prej janarit të 1936 ishte zyrtarisht mbreti Eduard VIII. Synimi i gruas nga Pensilvania ishte të rritej në shoqëri. Pa e menduar aspak që një ditë do të kërkonte titullin “dukeshë” e aq më shumë mbretëreshë. Por Wallis ishte gruaja që bëri një mbret të abdikojë, në një histori që ka mahnitur publikun për thuajse 8 dekada.

Gruaja që kurrë nuk u bë mbretëreshë, së paku mbahet mend për historinë e saj të dashurisë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU