Erich Maria Remarque: Paraja është vetëm një iluzion, të gjithë e dinë këtë

Paraja është vetëm një iluzion, të gjithë e dinë këtë e, megjithatë, ka plot njerëz që ende s’duan ta besojnë.

Edhe, përsa kohë që është kështu, inflacioni do të vazhdojë deri sa të arrihet hiçi absolut. Njeriu jeton shtatëdhjetë e pesë përqind me fantazinë e vet dhe vetëm njëzet e pesë përqind me fakte… Kjo është forca dhe zotësia e tij, dhe prandaj kjo valle shtrigash që hedhin shifrat, gjen ende njerëz që fitojnë dhe njerëz që humbasin.

Ne e dimë që s’mund të jemi ndër ata që fitojnë me çdo kusht, por s’na ka qejfi të jemi ndër ata që humbasin.”

Përktheu: Robert Shvarc

(Shkëputur nga libri ‘Obeliski i zi’ i Erich Maria Remarque)

ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

REMARQUE: KAM FRIKË- PËRQAFOMË FORT E DASHUR, PËRQAFOMË…

Nga Erich Maria Remarque

E dashura ime, mora prej teje një letër që më ka lumturuar.

Në të thuhet çdo gjë që një njeri mund t’i thotë një tjetri e sidomos thuhen ato që vetëm ti mund të m’i thuash. Secili nga ne është bërë tashmë aq shumë fat i tjetrit saqë fjalët mund të shkojnë këtu fare pak.

E prapë se prapë çdo herë çuditem pa masë. Dhe jo për gjë, por nga fakti që në një kohë të rrëmujës së madhe, dy jetë kaq të ndryshme që kishin bërë aq e aq kërkime që shpesh hiqni dorë nga këto kërkime, u bashkuan kokërr për kokërr.

Sa ngrohtësi të pashpenzuar kam ende në veten time. Kjo ngrohtësi është aq e madhe, sa mund të mbajë brenda zemra ime.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult