Al Winans: Mbi të qenit poet

Disa poetë shkruajnë me shpejtësi
Sikur përpiqen të qëndrojnë një hap
Para vdekjes
Disa poetë shkruajnë me saktësinë
E rrobaqepësve që duan çdo prerje
Të jetë për merak

Disa poetë luajnë me poezi
Përdorin çdo fjalë si bllok ndërtimi
Disa shkruajnë duke shpresuar për një reputacion letrar
Disa me shpresën për të joshur ndonjë dashnore në shtrat

Kohët e fundit më ftoi një redaktor poet
Për t’ia dërguar një poezi
Në temën e famës
Unë do t’i kërkoja atij para
Ama bukur moti ua kam dhënë njerëzve shpirtin falas
Duke qenë poet tashmë veç jam milioner.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult

————-

tuz

Lexo edhe:

U MBAJT TAKIMI POETIK TE KRONI I TRABOINIT/ JA KUSH JANË FITUESIT E KONKURSIT!

Takimi u moderua nga Nikollë Berishaj, i cili bashkëbisedoi me poetët pjesëmarrës të këtij edicioni: Flora Brovinën, Donika Dabishevcin, Gjergj Jozef Kolën dhe Nevila Nikaj.

Në këtë edicion ishte paraparë që të ishte prezent edhe Kolec Traboini i cili për shkaqe objektive e kishte të pamundur pjesëmarrjen.

Tutje secili nga poetët prezent, lexoi nga disa poezi apo fragmente në prozë.

Këtë vit për dallim nga edicionet e kaluara, në nder të ,,Vitit të Xhubletës”, Komuna e Tuzit shpalli Konkursin letrar me tematikë Xhubletën, titulluar “Xhubleta, dëshmitare e lashtësisë sonë” dhe deri më datën 1 gusht, kishte mundësi konkurrimi për të interesuarit në poezi dhe prozë të shkurtër. Konkurrimi ishte me shifra. Gjatë takimit poetik u shpallën vendime e jurisë.

Kështu, juria profesioniste, në përbërje:
prof. dr. Ag Apolloni, poet, shkrimtar e studiues nga Prishtina,
dr. Ledia Dushi, poete, studiuese dhe përkthyese, nga Shkodra
dhe Argëzon Sulejmani, dr. pediatër, poet nga Ulqini,
përzgjodhi tre vendet e para:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult