Vjosa Osmani ia dorëzoi Ismail Kadaresë, Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite që i ka bërë Tiranës, ndër të tjera ia ka dorëzuar shkrimtarit Ismail Kadaresë, Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

Kjo është bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale nga vet presidentja Osmani.

“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!”, ka shkruar presidentja Osmani.

ObserverKult


zija çela- darka e gabuar plasari
Ismail Kadare

Lexo edhe:

SHKRIMTARIT TË MIRËNJOHUR, ISMAIL KADARE, I JEPET NËNSHTETËSIA E KOSOVËS

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Kosovës.

Sipas njoftimit, presidentja Vjosa Osmani të martën ka nënshkruar dekretin e nënshtetësisë për Kadarenë. Ai do t’i dorëzohet autorit gjatë një vizite të saj në Shqipëri në një periudhë të afërt.

Presidentja, pas nënshkrimit të dekretit, citohet të ketë thënë se “dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim i shtetit të Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult