Rrëqethëse nga Liri Rasha “Kur e përcolla ylberin” (Teksti dhe video)

Ju ftojmë ta dëgjoni kënduar nga Liri Rasha, këngën e njohur “Kur e përcolla ylberin”:

Kur e përcolla ylberin
Ktheva hyna n’odë
Kur ia pash manzerrën vjerrun
Ja lava me lot.

Mos e laj me lot, oj zano,
Mos e laj me lot,
Se shkoi viti parë, oj zano,
Porsi dita sot…

Shkuen muaj, shkuen vite,
Zemra mu dogj flakë,
S’na lan’ hallet s’na lan’ dertet
Me jetue bashkë.

Ditët e gurbetit ylber
qofshin të mallkuem
ndau nanë e bir, o ylber
ndau burrë e gru!

Mora harqe e dola n’ bahçe
Çorapet mej thurë
Prej mërzisë mbi çorape
Plasa tuj lotu…

O ylberi dadës, o,
A thu m’ke harru?
Ditët e gurbetit ylber,
Qofshin të mallkum!

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

LETRA E DASHURISË E FRIDA KAHLOS QË NUK IU DËRGUA KURRË DIEGO RIVERAS