Njeriu e ka shqisën e gjashtë? Parapsikologët shpjegojnë cila është ajo…

shqisa

Shqisa e gjashtë, a keni dëgjuar për të?

Parapsikologët kanë zbuluar se, përveç shqisave normale, njeriu ka edhe një “shqisë” tjetër të gjashtë. Me anë të saj arrin të përftojë informacione të tjera për realitetin që e rrethon. Kjo shqisë mundëson kapjen e informacionit (perceptimit) jashtë sferës normale të shqisave.

Milan Ryzl, biokimist dhe parapsikolog i njohur, i cili në vitin 1962 fitoi çmimin McDougall për kërkim parapsikologjik, e shpjegon qartë e thjeshtë këtë gjë.

“Për arsye praktike dallohet: “largpamësia”, kur lidhet me ngjarje të largëta, dhe “telepatia”, kur përdoret për të kapur përvoja subjektive të njerëzve të tjerë.”, thekson Ryzl.

Si ilustrim për largpamësinë Ryzl përmend disa shembuj.

Ai flet për rastin kur një subjekt përshkruan përgjigjen e saktë pa gabime, pa e ditur me anë të rrugëve shqisore apo arsyetimeve, ndërsa e ilustron me rastin kur një subjekt paracakton në mënyrë të saktë vendin ku ndodhet trupi i një njeriu të zhdukur, ose kur një tjetër tregon atë që është duke bërë dikush në një qytet të largët.

Po sipas Ryzl, telepatia mund të ilustrohet nëpërmjet rastit të një miku, të cilin nuk e kemi parë prej shumë kohësh.

“Papritur në ekranin e mendjes sonë shfaqet pamja e tij, dhe më pas, marrim vesh që ka ndodhur pikërisht në çastin kur miku ishte në vështirësi dhe po bëhej gati të na merrte në telefon për të kërkuar ndihmë”, thekson ai.

“Megjithatë të dy funksionet identifikohen në një funksion dhe në një proces të vetëm.
Ndryshimi qëndron në faktin që “qëllimi” është një dukuri objektive ose një përvojë subjektive. Edhe shembujt e përmendur tregojnë që dallimi nuk është shumë i saktë, por më tepër arbitrar. Sjellja e njeriut që ndodhet larg mund të zbulohet edhe në saje të perceptimit të mendimeve të tij (telepatia) , ndërsa problem i mikut tonë mund të perceptohet edhe nëpërmjet largpamësisë.”, shkruan Ryzl në librin Experiments with succed.

Ryzl ndërkohë u zhvendos në Kaliforni. Aty punoi në Kolegjin San Jose si biokimist për të kaluar më pas në Laboratorin e Parapsikologjisë në Duke University.

Ku është shqisa e gjashtë?

Përgatiti T.K/ ObserverKult

Lexo edhe:

ROBERT BURNS: LAMTUMIRË ELIZA, O SHPIRTI IM…

Do të ikë nga ti Elizë e dashur
Dhe nga i dashuri vendi im
Fat i hidhur hodhi mes nesh
Një oqean pa fund që oshëtin

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult