Nga Fredrik Backman
“…në jetën e një njeriu vjen gjithmonë një çast kur duhet o të zhytet, o të notojë, dhe asgjë tjetër s’ka më rëndësi….
Koha gjithnjë lëviz me të njëjtën shpejtësi, vetëm ndjenjat kanë shpejtësi të ndryshme. Çdo ditë mund të barazohet me një jetë të tërë ose me një rrahje të vetme zemre, në varësi të personave me të cilët e kalojmë atë..”
(Shkëputur nga libri “Qyteti i Arinjve’ të autorit Fredrik Backman )
ObserverKult
Lexo edhe:
KA NJERËZ – QË NË VEND TË ZEMRËS KANË GURË!, KOLAZH POEZISH NGA DENATA NDRECA
Cikël poetik nga Denata Ndreca
Heshtja
Unë hesht
në heshtjen tënde,
ti hesht
në heshtjen time.
Të dy heshtim.
E heshtja,
hesht
në heshtjen tonë.
Loja
Sa herë të pyes
e nuk më përgjigjesh;
sa herë më përgjigjesh
pa të pyetur kurrë.
Sa herë afrohem
ti më largohesh,
e kur largohem
kthehesh tek unë.
Njerëz
Ka njerëz – që në vend
të zemrës kanë gurë;
ka njerëz – që në vend
të gjakut kanë ujë…
ka njerëz të mplakur
nga pritja, ka njerëz
të tulatur nga frika.
Ka heshtje në mes
të ekstazave njerëzore,
ka dhe qeshje
mes krimeve çnjerëzore.
U gërshetuan të gjitha –
pelhurë me absurditét.
Toka nën këmbë po plasë,
por nuk bërtet…
Gjithkund e askund
Kam qenë kudo
e s’kam qenë askund.
Kam parë e kam qeshë,
në shi e ftohtë –
pallton kam heçë;
e duart jeta me litar –
fort m’i ka ngjeshë.
Mbi trup kamxhikë –
hije të padukshme,
dhëmbë në qafë
të zogjve grabiçarë;
në gjoks ngulur
heshtat e stacioneve,
për varrin që njerëzit –
më hapën gjallë.
E fytyrën e duart
ia kam dhuru qiellit,
si guaska e vogël
nën shkumën e detit,
e pas vdekjes time –
kam lindur përsëri,
pa humbur shpirtin
e kaltër –
ngulur në thellësi.
Lutje
Mos e ulni zërin,
le të bijnë këmbanat.
Mos e ndalni zhurmën
që heshtjen e çmendur –
mbytë;
mos e fikni dritën
që terrin jua bën dritë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult