I ka tejkaluar telashet/ Elsa Lila, për herë të parë me një koncert të madh më 1 nëntor në Tiranë

Elsa Lila

Është rikthyer gjithmonë në qytetin e saj, nga ku nisi shumë vite më parë, atëherë kur ishte aq e vogël sa vështirë se kishte fuqi të perceptonte mrekullinë që ndodhi prej sekondës së parë që lëshoi tingujt e zërit të saj magjik.

Kanë qenë projekte të ndryshme muzikore, televizive, (siç ishte “The Voice of Albania” në Top Channel), festivale (siç ishte dhe ai i një viti më parë ku shënoi suksesin e radhës me “Evita”) që e kanë nxitur të rishfaqet në skenë e në ekran. Por asnjëherë për një koncert të sajin, në të tilla përmasa, të cilin po e përgatit ta sjellë tani.

Ajo ende nuk ka shpallur asnjë lajm, por burime nga stafi organizativ na pohojnë se është krejt zyrtare: Koncerti i titulluar “Finalmente Elsa” do të sjellë në 1 nëntor, në Pallatin e Kongreseve të parin recital të saj.

“Do të jetë pa diskutim një koncert nga fillimi deri në fund live. S’mund të tingëllojë ndryshe, veçse krejt i vërtetë.

Një koncert nga Elsa Lila, artistja që po vazhdon ta sfidojë fort veten dhe kohën ku jeton e nga bashkëpunëtorët e saj, të tjerë artistë të njohur italianë, me të cilët po realizon prej kohësh projekte të shumta muzikore në Itali”, konfirmojnë për Top Channel të njëjtat burime.

Ekipi muzikor e ka nisur punën përgatitore prej ditësh, andej detit, për të na sjellë këndej në Tiranë një repertor të larmishëm e special muzikor…Vendin kryesor do ta zërë muzika shqiptare pa lënë mënjanë kurrsesi edhe atë italiane.

Kujtojmë që suksesi i radhës i Elsa Lilës pas “Pyes lotin” dhe “Larg urrejtje” në Shqipëri, ishte ai i Sanremos me “Valeria” dhe “Il senso della vita”.

Kështu është e ndarë jeta e saj artistike, mes kulturës së dy vendeve, që do të jenë dhe dy shtyllat e forta të koncertit të saj./Top Channel

ObserverKult


Lexo edhe:

SHAIP BEQIRI: POEZI PËR MIKUN E VRARË

Shokut tim, Xhemail Mustafës

Unë endem në dhe të huaj
Derisa hija jote ngrin
Mes tempujsh
Në pikë të ditës
Në prag të shtëpisë

Vdekja nuk ec më tej
Është shndërruar në torzo
Me hijen e rruzullit tënd
Rrokulliset fushave të natës
Deri te syri i ngulur në një pikë

As agimi s’del prej atij zhgualli
Me na zgjuar të mërrudhur
Rrëzë statujave pa trup
Varur gërshetëve të ujvarës
Që rrëkëllehet me furi

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult