Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë/ Çashku vjen me një thirrje: Aplikoni ju që keni bërë filma shqiptarë

Edicioni i 18-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë do të shfaqë 49 filma nga afro 3 mijë e 300 aplikime nga vende të ndryshme.

Themeluesi i festivalit, Kujtim Çashku apeloi që të ketë aplikime dhe nga shqiptarët përfshirë dhe trevat.

“Filmat nga Shqipëria do të kisha pasur shumë dëshirë që të aplikojnë. Sepse nuk mund të marrësh një film jashtë aplikimit. Zakonisht është një tendencë, mbase edhe kanë të drejtë, fillimisht preferojnë të kapin festivalet që janë jashtë vendit””, tha Çashku.

Tematikat e filmave të përzgjedhur këtë vit fokusohen në shkeljet e të drejtave të njeriut dhe pandëshkueshmërinë.

“Festivali i të drejtave të njeriut nuk është vetëm zbavitje apo një lloj kënaqësie e një natyre thjesht shplodhëse, por si të thuash ka një tendencë politike. Siç e dini ne jemi pjesë e një rrjeti të 45 festivaleve të të drejtave të njeriut në të gjithë botën”

Filmat do të shfaqen nga data 18 deri në 23 shtator në kinemanë “Marubi”, si dhe institucione të tjera si: Kuvendi i Shqipërisë, Autoriteti i Dosjeve, Akademia e Policisë, kinema Maks Velo, etj/ oranews.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

ARDI OMERI: LEXOVA EMRIN TËND, FSHEHUR MES GERMASH

Poezi nga Ardi Omeri

Në një libër lexova unë emrin tënd
Fshehur mes gërmash që qanin në heshtje
Gërmova me mllefin e viteve që lashë pas
…Por, çuditërisht sot s’më zgjon as kureshtje…

Më ngjan një histori e treguar nga të tjerë!
Lexuar në përralla me fantazma e njerëz të këqinj,
ku fatkeqësisht fiton edhe i keqi ndonjëherë,
por e shajnë përjetësisht të vjetër dhe të rinj…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult