Fotografja dhe artisja vizuale Blerta Kambo është shpallur finaliste për Circa Prize, një çmim ky prestigjioz i arteve bashkohore për artistët e rinj, e organizuar nga Circa Art (Instituti Kulturor i Arteve Radikale Bashkohore) në Britaninë e Madhe.
Këtë e ka bërë me dije vet artistja përmes llogarisë së saj Instgram, derisa ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi ku transmetojnë emocionet dhe gëzimin e saj lidhur me këtë rast.
Blerta është përzgjedhur nga një grup kuratorësh, së bashku me 29 artistë të tjerë, si finaliste, në një konkurs të hapur me pjesëmarrje nga e gjithë bota. Kjo është hera e parë që një shqiptare është finaliste për Circa Prize.
Video e saj “Gur i rëndë” / “Heavy Stone”, është shfaqur me 3 shtator në ekranet e mëdha të Sheshit Picadilly Circus, në Londër.
Kjo video u shfaq edhe në Berlin dhe Milano, në të njëjtën orë lokale, pra në ora 20:23 minuta.
Video e Blertës trajton në mënyre poetike si videoart, temën e emigrimit.
Konkurrohet për dy çmime, një të vendosur nga juria (e cila përbëhet nga disa prej emrave më të afirmuar të artit bashkëkohor) dhe një votë e publikut.
Ndryshe, artistja nëpërmjet statusit ka falënderuar krejt ata që e kanë mbështetur derisa thekson mesazhet e shumta që ka marrë nga shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe.
“Disa nga ato mesazhe thonë se ndjenjat e tyre u shprehën. Kjo më preku thellësisht. Faleminderit”, ka shkruar Blerta.
Ju mund të shihni e të votoni për Blerta Kambon në linkun e mëposhtëm:
ObserverKult
Lexo edhe:
ZHULIANA JORGANXHI: JETO DHE JETËN TIME PO E DESHE
Poezi nga Zhuliana Jorganxhi
Jeto dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre, veç jeto.
Ata që s’duan dashurinë,
Nuk dinë seç është mirësia.
Folenë e ngrenë në errësirë,
Edhe mbi ty lëshojnë stuhira.
Se jane mësuar të zvarriten,
Të të helmojnë, pastaj të vdesin.
Pa prekur trupin tënd të ngrohur,
Nga afshi i puthjesh, ledhatimit.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult