Gabriel Garcia Marquez: E donte, por nuk guxonte t’i afrohej…

Gabriel Garsia Markez Marques markez

Nga Gabriel Garcia Marquez

“..ajo dukej aq e bukur, aq joshëse dhe aq ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, sa që ai nuk mund ta kuptonte se pse askush nuk shqetësoj si ai, nga kërcitja e takave të saj nëpër rrugën me gurë, pse zemra e askujt tjetër nuk ishte e tërbuar nga flladi i tërbuar që vinte nga velloja e saj, pse askush tjetër nuk çmendej nga lëvizja e gërshetave të saj, nga fluturimi i duarve të saj, nga floriri i buzëqeshjes së saj.

Atij nuk i kishte shpëtuar as edhe një veprim dhe as një shenjë e karakterit të saj, por ai nuk guxoi t’i afrohej asaj, nga frika e prishjes së kësaj magjie…”

(Shkëputur nga libri ‘Dashuria në kohërat e kolerës’ të Gabriel Garcia Marquez)

/ObserverKult  


Lexo edhe:

MARQUEZ: MOS PRIT, SONTE MUND TË JETË E FUNDIT HERË QË I SHIKON NJERËZIT QË DO…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Gabriel Garcia Marquez:

– Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pas aktit të dashurisë dhe duhet të rindërtohet çdo agim përpara vaktit të mëngjesit.

– Nuk do t’i këmbeja kënaqësitë e vuajtjes sime për asgjë në botë.

– Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalojnë së ndjekuri ëndrrat kur plaken, ata plaken sepse ndalojnë së ndjekuri ëndrrat.

-Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta ne na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.

-Kur të vdes, të vetmen keqardhje do ta kem është nëse në vdekje nuk do të ekzistojë më dashuria.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult