Koncerti “Sanremo Giovani” i cili ishte planifikuar të mbahej mbrëmë, pra më datë 24 shtator është shtyrë për 1 tetor. Kjo për shkak të situatës së shkaktuar në veri të vendit.
Këtë e ka konfirmuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada e Italisë.
Por se është shtyrë ky koncert dhe se ndjen keqardhje për atë çfarë ka ndodhur në Mitrovicë e tha përmes një shkrimi në Facebook edhe kompozitori, drejtori i festivalit “Sanremo Giovani”, Mauricio Filardi.
“Iku turneu i ri botëror…. Koncerti që është dashur të mbahet sonte në Prishtinë është pezulluar shkaku i sulmit të sotëm. Ndërkohë jemi pranë të afërmve të policit të vrarë dhe atij tjetrit që u plagos. Muzika gjithmonë dëshiron të jetë një arsye për gëzim dhe ndarje, por përballë fakteve të caktuara është e drejtë të ndalosh për një moment. Dje pashë ambasadorin italian në Kosovë Antonello De Riu i cili më tregoi se sa i lumtur është që i sjell Kosovës pak kulturë italiane në çdo formë të saj dhe njëra ndër to është natyrisht muzika. Por sot, natyrisht, nuk mund ta injorosh atë që ndodhi. Shpresojmë të jetë në gjendje të bëhet koncerti më 1 tetor”, ka shkruar Filardi.
Ndryshe, “Sanremo Giovani”, projekt muzikor i cili udhëton në mbarë botën, me datë 22 shtator është mbajtur në Tiranë, destinacion ky i pari i tyre, derisa kanë performuar plot artistë të rinj italianë si edhe yjet e muzikës shqiptare Marsela Çibukaj, MC Kresha dhe Lyrical Son. /ObserverKult
Lexo edhe:
FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I FILMIT NË TIRANË/ ÇASHKU VJEN ME NJË THIRRJE: APLIKONI JU QË KENI BËRË FILMA SHQIPTARË
Edicioni i 18-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë do të shfaqë 49 filma nga afro 3 mijë e 300 aplikime nga vende të ndryshme.
Themeluesi i festivalit, Kujtim Çashku apeloi që të ketë aplikime dhe nga shqiptarët përfshirë dhe trevat.
“Filmat nga Shqipëria do të kisha pasur shumë dëshirë që të aplikojnë. Sepse nuk mund të marrësh një film jashtë aplikimit. Zakonisht është një tendencë, mbase edhe kanë të drejtë, fillimisht preferojnë të kapin festivalet që janë jashtë vendit”, tha Çashku.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult