Është realizuar së fundmi turi i parë ‘Visit Trepça’ për vizitorët në kompleksin industrial të Trepçës dhe hapësirat e tjera që trajtojnë historinë e bujshme të xehtarëve të këtij rajoni. Krejt kjo është realizuar në kuadër të Organizatës “7Arte”.
Nëpërmjet këtij turi vizitorët panë një aventurë të rrallë, gjegjësisht zbuluan pasurinë e vjetër industriale dhe trashëgiminë e kësaj zone të vendit.
Në turin e parë të organizuar nga “7Arte” morën pjesë kryesisht historianë, inxhinierë dhe ciceronë me përvojë të cilët çuan vizitorët për t’u njohur me historinë e qytetit, të minierave, fabrikave dhe kompleksit industrial. Pastaj kanë vazhduar me njohjen e objekteve të kultit dhe atyre që kanë shërbyer për nevoja të akomodimit.
“Ndjehemi të kënaqur që tashmë idenë e kahmotshme e vëmë në praktikë, duke promovuar trashëgiminë tonë industriale dhe kulturore për vizitorët e parë. Ky është vetëm fillimi i një nisme premtuese që synon të krijoj një ndërthurje në mes të historisë, kulturës dhe zhvillimit ekonomik të këtij vendi”, tha Lulzim Hoti, drejtor i “7 Arte”.
“Visit Trepça” ka për qëllim të bëhet një destinacion i njohur për turistët vendas dhe ndërkombëtar që janë të interesuar të eksplorojnë trashëgiminë industriale dhe kulturën e pasur të Trepçës.
Nëpërmjet një njoftimi të “7 Arte” në Facebook është bërë me dije se turin e parë e ndoqën vizitorë të apasionuar nga Prishtina, Prizreni, si dhe disa turistë ndërkombëtarë ndërsa është gati të pres vizitorët e tjerë për të ndarë këtë aventurë unike.
Duhet theksuar se së shpejti pritet të lansohet edhe “Purple Tour” me destinacion minierat e Artanës/Novobërdës.
Ndryshe, ky pilot-projekt është pjesë e programit vjetor të organizatës “7Arte”, i cili është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe DEZHTIE – Komuna e Mitrovicë. /ObserverKult
Lexo edhe:
MINERALI I TREPÇËS NË MUZEUN E VJENËS- NË VEND TË EMRIT TË KOSOVËS FIGURON “JUGOSLLAVIA”
Pasuritë natyrore të Kosovës, njihen dhe zënë vend edhe më gjerë.
Një prej këtyre rasteve është edhe në në muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë të Austrisë.
Në pjesën ku tregohet për gurët e çmuar, minerale dhe metale nga të gjitha vendet e botës, është edhe një nga miniera e Trepçës në Mitrovicë.
Sidoqoftë, ky guri i çmuar nga Trepça, duket se qëndron aty për një kohë të gjatë, sepse shteti nga i cili shkruan se vjen ky mineral, ka më shumë se një dekadë që nuk ekziston.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
JAM DHIMBJE E T’VORFNIT PA BUKË…, POEZI NGA BARDI ESAD MEKULI
Ju ftojmë të lexoni “Unë nuk njoh lumni” nga bardi i poezisë shiptare Esad Mekuli.
UNË NUK NJOH LUMNI
Unë nuk njoh lumni: shqetsimet në zemër m’lulzojnë.
Kam mbetë i vetëm-pa motër e pa vlla.
Jam fëmi i k’putun, n’horizonte t’ tymnosuna ra,
ku shkrepin rrëfetë dhe n’ humnerë t’ fërfllojnē.
Jam bir i mjerimit, i lanun rrug’ve n’rravgime,
shok lypsash, bredhsash e i njerëzve n’mjerim.
Jam nxitja e përhershme në t’ përhershmet rrëxime-
Shqetsim i përhershëm në t’ përhershmin pësim.
Jam dhimbj’e t’ vorfnit, pa bukë e n’ ujë mbetë,
lot nane që mbi tryezën e shprazët lëshohet…
Jam mall i skllavit, në ndjekje për jetë,
që nën mështeknën- n’ ajri naltësohet…
Jam vuejtja e t’ shkelunve, mbytun në zi,
kushtrim në ngulje, që copton çdo pengesë:
– n’ at uzdaj t’madhe, që çohet me fuqi
përmbi rrënime- unë jam nji grimë shpresë.
Jo, nuk njoh lumni: shqetsimet n’zemër m’ lulzojnë.
Kam mbetë i vetëm- pa motër e pa vlla.
Jam fëmi i k’putun, n’ horizonte t’ tymnueme ra,
ku shkrepin rrëfetë dhe n’ humnerë t’ fërfllojnë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult