Minerali i Trepçës në Muzeun e Vjenës- në vend të emrit të Kosovës figuron “Jugosllavia”

Pasuritë natyrore të Kosovës, njihen dhe zënë vend edhe më gjerë.

Një prej këtyre rasteve është edhe në në muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë të Austrisë.

Në pjesën ku tregohet për gurët e çmuar, minerale dhe metale nga të gjitha vendet e botës, është edhe një nga miniera e Trepçës në Mitrovicë.

Sidoqoftë, ky guri i çmuar nga Trepça, duket se qëndron aty për një kohë të gjatë, sepse shteti nga i cili shkruan se vjen ky mineral, ka më shumë se një dekadë që nuk ekziston.

Kështu, krahas emrit të Trepçës si minerë, aty figuron edhe emri i Jugosllavisë.

Një gjë e tillë, duket se nuk i ka rënë në sy askujt nga institucionet shtetërore, apo Ambasada e Kosovës në Vjenë.

Një ndryshim i emrit të shtetit nga Jugosllavi në Kosovë, do të ishte informacion më i saktë për mijëra turistë, që brenda ditës e vizitojnë këtë muze, e ku brenda të cilit, shpërfaqet i gjithë krijimi i universit, që nga shpërthimi i madh, që njihet si Big Bang.

Në këtë muze, paraqitet krijimi i sistemit diellor, fillet e jetës në tokë, evolucioni i qenieve të gjalla, përfshirë edhe njerëzimin./RTK

ObserverKult


Lexo edhe:

DHJETË MISTERET “INTRIGUESE” TË BOTËS SONË

Me gjithë teknologjinë tonë moderne, mund të jetë e lehtë të supozojmë se dimë gjithçka. Me një rrëshqitje të vogël të gishtit tonë, secili prej nesh mund të shohë në internet foto të hollësishme të sipërfaqes së Plutonit.

Mund të lundroj përmes Google Street View në stacionin “McMurdo” në Antarktidë. Vërtet, epoka e mistereve ka përfunduar.

Apo nuk është kështu? Pavarësisht nga gjithë teknologjia jonë e mrekullueshme, ne kemi ende një rrugë të gjatë deri tek të kuptuarit edhe të disa gjërave themelore mbi planetin tonë.

Këtu po rendisim 10 misteret ende intriguese përreth botës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult