Nga Shkodra drejt industrisë së filmave në Hollywood, Marko Caka flet për rrugëtimin e tij në aktrim

Marko Caka është shkodrani që po korr sukses në kinematografinë në Hollywood. Ai ka luajtur disa role të ndryshme, si në filma dhe seriale, krahas emrave të njohur si Will Smith apo Lady Gaga.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Marko ka rrëfyer se si u bë pjesë e botës së aktrimit, kur në fillim ka qenë gazetar.

Ai ka theksuar se është fati që e çoi me njerëzit e duhur në vendin e duhur.

“Është fati se isha me njerëzit e duhur në vendin e duhur. Meqë karrierën time të parë e kam pasur si gazetar, me intervistime, me gjëra, me aq mundësi sa kisha në fillimet e mia. Edhe më erdhi një mundësi në vitin 2014 për të filluar me filmat e parë. Ishte viti që hapi atë dritaren për të nisur një karrierë modeste në filmat e mëdhenj. Unë jam një aktor i të dyjave, i televizionit, i serialeve, jam edhe i kinemasë.

Angazhimin më tepër e kam pasur me serialet se ata janë më të përditshmit, më afatgjatë, ndërsa kinematë janë në raste kur janë filmat në New York, filma të mëdhenj, të skenave të ndryshme, varet nga karakteri se si është roli im”, tregoi ndër të tjera Marko./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

AKTORI ARDIAN CERGA “GODET” ERMAL MAMAQIN: NUK E LLOGARIS FARE ATË, AI NUK ËSHTË ARTIST

Aktori i njohur, Ardian Cerga tha se nuk e konsideron artist Ermal Mamaqin. Këtë koment e bëri, kohë më parë, teksa po fliste për kinemanë. Ai tha se një regjisor në ditët e sotme, përveç këtij roli, do të bëjë dhe skenaristin dhe aktorin kryesor.

“Ajo që vihet re sot në kinemanë shqiptare që regjisori është vetë skenarist, shtëpi prodhuese dhe aktori kryesor”, tha Cerga.

“Ka një shpjegim sepse që të bësh një film. Nuk është thjesht aspekti artistik profesional por dhe komik dhe financiar”, tha ai i ftuar i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Aty ai bëri një deklaratë të fortë për Ermal Mamaqin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult