Agron Llakaj: “Ne bënim art, sot budallai është bërë i pari i fshatit…”

Ai është një ndër figurat më të rëndësishme të humorit shqiptar.

Një jetë në skenë, një jetë pranë publikut të cilin e ka bërë për vete me batutat e tij, duke na shkaktuar të qeshura pa fund, por edhe të përlotemi shpeshherë falë mjeshtërisë së paraqitjes së realiteteve paradoksale në të cilat jetojmë.

Artisti i madh, Agron Llakaj, vijon të na shtojë të qeshurat dhe të na zbukurojë mbrëmjen e së shtunës me “Al Pazar”.

Por si është për një aktor të jetojë dhe shpeshherë të mbijetojë në treg, në një kohë kur rrjetet sociale prodhojnë aq shumë komedi të vetëshpallur?

I ftuar në studion e Brikena Priftit, ai foli për këtë temë dhe më konciz dhe të drejtpërdrejtë se kaq, zor se mund ta kishim dëgjuar ndonjëherë.

“Budallain në fshat nuk e njihte njeri dhe doli Facebook-u, Instagram-idhe Tik Tok-u dhe u bë i pari i fshatit.

Unë kam një personazh në ‘Al Pazar’ çfarë ka ky të veçantë? Ky është budalla mo, çfarë thua! Të jesh budalla është titull sot”,- tha Llakaj. / vizionplus

ObserverKult


Robert Ndrenika

Lexo edhe:

REAGON AGRON LLAKAJ: “PO TA MORI PERËNDIA MENDJEN KU DO VËSH”

Pas deklaratës së profesorit të gazetarisë, Mark Marku ku e quajti aktorin e madh Robert Ndrenika një “leckë të poshtëruar në prag të pleqërisë”, kanë vërshuar një sërë reagimesh.

Ndaj kësaj deklarate ke reaguar edhe aktori Agron Llakaj në emisionin e tij ‘Fake off’ duke thënë se Robert Ndrenika është një ikonë dhe se përpara tij nuk vlejnë as 100 teatro. Sepse arti i tij ngre në këmbë 100 të tillë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Sueton Zhugri atome askënd
Sueton Zhugri

SUETON ZHUGRI: MISH KOLONIAL

Më rreh zemra për një të nesërme
që të mos jetë si e sotmja
Me tamburë të heshtur, këmbë të heshtura, buzëqeshje të heshtura
Sot vdiq një atlet, një poete, një kamerier
Lindën një milionë fëmijë në Afrikë
Por një polic u vra në kufirin Kosovë-Serbi.
Rripi i Gazës i pikon të vrarët si shiu në Palermo dhe heshtja është totale…
Diktatura e perandorisë së korporatave
Me milionat e vrarë nga kovidi i radhës.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult