Më 8 tetor të vitit 1936, u çel Muzeu Arkeologjik i Vlorës.
I pari muze shqiptar i këtij lloji, u pagëzua me emrin e monarkut “Zogu I”-rë. Në mjediset e këtij muzeu Ismail Bej Vlora mblodhi qeverinë pas shpalljes së Pavarësisë.
Muzeu u ngrit dhe u pasurua me objekte arkeologjike të dala nga gërmimet e kryera në Apoloni prej misionit arkeologjik francez, të prirë nga arkeologu Leon Rey. Mandej, u pasurua me artefakte nga objekte arkeologjike të zbuluara në Vlorë dhe në rrethina.
Në katin e parë u vendosën të gjitha statujat dhe kolonat e gjetura në Apoloni. Ndërsa, në katin e sipërm qëndronin në stenda prej xhami enët e qeramikës, monedhat, terrakotat dhe figurinat e ndryshme.
Me nisjen e Luftës së Dytë Botërore, muzeu u bombardua nga ushtria italiane dhe më pas u grabit. Për shkatërrimin dhe grabitjen e Muzeut Arkeologjik të Vlorës, arkeologu Rey, botoi një notë proteste në numrin e gjashtë të revistës së tij “Albania”.
Një pjesë e koleksionit antik të Muzeut të Vlorës që u arrit të shpëtohet, gjendet sot në Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Arkeologjik të Tiranës, Muzeun Historik të Vlorës, si dhe në Muzeun e Parkut Arkeologjik të Apolonisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi foto nga ceremonia e inaugurimit të muzeut me pjesëmarrjen e Xhafer Ypit, Ali Asllanit etj, pamje e godinës dhe planimetri të muzeut, si edhe portreti i Leon Rey-it./ Atsh
ObserverKult
Lexo edhe:
VLORA KONUSHEVCI: LAVDI VETES!
Lavdi vetes, poezi nga Vlora Konushevci, shkëputur nga libri poetik me të njëjtin titull.
Arkitektura e vetes asht plot
hije e maska që i lamë pas,
simbas Jungut. Për të rilindë në prill
si perëndeshë e pranverës me Pashkët.
Hijen e parë e kam lanë
në albumin e fotografive të shkollës
së mesme, bashkë me dashninë
e zhgënjimin e nji çike të përhumbun.
Lavdi!
Hija e dytë më ka ra shpejt, kohë
sakrilegjesh kur çdo gja e shejt u kthye
përmbys, shkollat u banë shtëpi
e shtëpia nën tytën
e automatikëve mbeti shkret.
Lavdi!
Hija e tretë ishte ma kambëngulëse
e fortë guaskë me sy fantazme të nji lufte civile.
E provoi shijen e mashtrimit të Trojës
e kuptoi që dashnia asht ma e fortë se deka
shpërtheu si flutur krahëhapun.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult