Abdyl Frashëri ishte dënuar dhe vuajti burgun në kalanë e Prizrenit

29 gushti, shënon 185-vjetorin e lindjes së atdhetarit shqiptar, Abdyl Frashërit. Abdyl Frashëri ishte ideolog e atdhetar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare si dhe një nga drejtuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lindi më 29 gusht 1839 në fshatin Frashër të Përmetit. Gjatë Krizës Lindore të viteve ’70 të shekullit XIX u shqua si personalitet politik.

Ishte i biri i Halit beut dhe Emine hanëmit. Nga i ati ishin pasardhës timarlinjsh me prejardhje nga Berati që më vonë u njohën si Dulellarët, ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të Iljaz bej Mirahori, transmeton ‘gazetatema’.

Abdyl Frashëri emrin e vërtetë e pati Abdullah Hysni. Ishte një nga personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare.

Në Parlamentin e Parë Osman të vitit 1877 hyri si deputet i Janinës, u zgjodh kryetar i Komitetit të Janinës dhe në dhjetor të po këtij viti, u zgjodh kryetar i Komitetit të Stambollit, që u formua për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Perandorinë Osmane.

Frashëri ishte një nga aktivistët kryesorë të Kuvendit të Prizrenit të krijuar për të mbrojtur trevat shqiptare, si pasojë e firmosjes së Traktatit të Shën Stefanit (1878). Mbrojti idenë e bashkimit të trevave shqiptare në një vilajet, në kuadër të Perandorisë Osmane. Gjatë Kongresit të Berlinit, në emër të Lidhjes, së bashku me Mehmet Ali Vrionin, kreu takime me përfaqësues të Fuqive të Mëdha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Në qeverinë e drejtuar nga Ymer Prizreni (1881), Abdyl Frashëri mori përgjegjësinë e ministrit të Punëve të Jashtme. Në prill të këtij viti u arrestua.

Në gjyqin që u bë në Prizren u dënua me vdekje, por më pas ky vendim u kthye në burgim të përjetshëm. Pasi kreu tre vjet denim, në burgun e kalasë së Prizrenit, u dërgua me qëndrim të detyruar në Ballëkesir dhe në Bandërma.

Në vitin 1886 u lirua me kushtin që të mos merrej me politikë dhe u caktua anëtar i këshillit të qytetit të Stambollit.

Më 23 tetor 1892, u nda nga jeta Abdyl Frashëri./ATSH

ObserverKult


alban bala

Lexo edhe:

ALBAN BALA: TI E KE DITUR QË TË KAM DASHUR GJITHMONË!

Poezi nga Alban Bala

Ti e ke ditur që të kam dashur gjithmonë.
Isha përherë aty ku ti sa kishe ikur
Ose aty ku do arrijë, në pragun e syve të mi të mbyllur.
Edhe pa të parë, arrija të të shihja.

Ti gjithmonë e ke ditur që të kam dashur, të kam pritur
Edhe kur s’e dija se ishe, kur s’kisha lindur.
Në gjakun e nënës sime ti ishe virtyti
Ishe ngjyra e kuqe e udhëtimeve, ikjeve
Malli i trishtë, e bardha e gëzimit, kthimi.

Në ëndrrat prej fëmije të kam shquar si hije
Që më fliste për dashurinë, më rriste.
Më vonë jemi parë në të njëjtën pasqyrë
Në orë të ndryshme të qiellit…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult