Gjuha shqipe në Harvard, flet nismëtarja: E bëra për fëmijët e mi

Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe.

Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti.

Ishte studentja shqiptaro-amerikane Edona Cosovic, ajo, që verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që gjuha shqipe të bëhej pjesë e studimeve në universitetin prestigjioz amerikan.

Edona në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard.

“Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip, por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”,-rrëfeu ajo./VOA

ObserverKult


Edmon Tupja biri im oh një grua

Lexo edhe:

TUPJA: GJUHA SHQIPE PO SHKËRMOQET, PO ZHDUKEN FJALËT, SHENJAT E PIKËSIMIT, DËSHIRORJA DHE HABITORJA…

Profesori Edmond Tupja në “Ora e Betit” në RTV Ora u shpreh, kohë më parë, se gjuha shqipe po vritet dhe po shkërmoqet. 

Sipas tij shumë fjalë përdoren në gjuhë të huaj, ndërsa po zhduken fjalët shqipe në vend të tyre. 

Tupja: Unë flas shqip dhe komunikoj shumë mirë me bashkëkombësit e bashkëatdhetarët e mi. Ama unë po shoh se shqipja po zhduket. Po vritet alfabeti, po mbaron. Po shkërmoqet shqipja. Ka dijetarë e historianë shkojnë deri tek origjina pellazgjike. Dakord e dimë nga vijmë, por çështja është se ku po shkojmë. Shikoni se si flitet dhe shkruhet shqipja sot.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult