Prezantohet propozimi i konceptit për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor

Është prezantuar së fundmi para artistëve, kuratorëve, përfaqësuesve institucionalë por edhe të mediave koncepti i Muzeut të Artit Bashkëkohor.

Kjo është zhvilluar nga njohës dhe akterë profesionistë të fushës muzeale dhe artit, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Propozimi do të shërbejë si udhërrëfyes për krijimin dhe funksionalizimin e institucionit, gjithnjë në pajtim me dispozitat e Ligjit të ri për Art dhe Kulturë.

Aty, ndër të tjera, përfshihen propozimet për konceptin e përgjithshëm të muzeut, organizimi strukturor dhe funksional, statuti i institucionit, koleksionet përkatëse, propozimet hapësinore, arkitektonike dhe ndërtimore”, ka njoftuar tutje Ministria.

Të kryesuar nga Yll Rugova, këshilli i përbërë nga Flaka Haliti, Sislej Xhafa, Petrit Halilaj, Zake Prelvukaj, Erëmirë Krasniqi, Nita Salihu Hoxha dhe Valdete Pacolli, me përfaqësues edhe nga MKRS – Fisnik Abazi dhe Arbenita Nuza, tash e një vit kanë punuar pa ndalur për të krijuar një propozim të plotë se si duhet të duket Muzeu i ardhshëm i Artit Bashkëkohor të Kosovës.

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku falënderoi anëtarët e ekipit që kanë dhënë kohën dhe përvojën e çmueshme për të konceptuar këtë institucion që i mungon skenës kulturore në Kosovë.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAJRULLA ÇEKU TAKOHET ME QEMAL MINXHOZIN, E FALËNDERON PËR BASHKËPUNIMIN

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur së fundmi në takim dhe ka falenderuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin për bashkëpunimin dhe po ashtu angazhimin e tij drejt forcimit të raporteve mes institucioneve të të dyja vendeve.

Në prag të përfundimit të mandatit diplomatik të Ambasador Minxhozit në takimin që patën të dy palët u bisedua për shumë marrëveshje e bashkëpunime për kulturën në mes dy vendeve, ka njoftuar Ministria e Kulturës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


derridën jorgo bllaci marie magdalenën

JORGO BLLACI: BALADA E LOTIT

Vendosën ta godisnin me gurë
Marie Madalenën e gjorë,
Burrat që s’arritën ta shtinin dot në dorë,
Gratë ziliqare për lirinë e saj të shthurur
Dhe pleqtë inatçorë.
Po duke ndjekur udhën andej pari,
I biri i perëndisë u ndal aty për fat
Dhe urdhëroi:
– Të godasë i pari
Ai që asnjëherë s’ka rënë në mëkat!
Rrëmeti u shtang…

Legjenda kaq na thotë.
Por sapo biri i qiellit u largua,
Turmës kokëfortë
Demoni i mllefit përsëri iu zgjua.
Veç si të bënin? Frika e ndëshkimit
Ua mpinte krahët, gurët sa rrëmbenin
Dhe gati sa s’pëllcisnin prej tërbimit,
Që s’gjenin dot mënyrën si ta shfrenin
Hakmarrjen mbi të gjorën Marie Madalenë.

– Pse s’marrim heremitin? – tha një zë, –
Veç njerëz si ai mëkate s’mund të kenë…
Ç’u tha, u bë.
Dhe heremiti i shpellës çalë – çalë
U gjend mes turmës.
– Merr një gur, – i thanë, –
Dhe bjeri asaj femre të përdalë!
Të urtit plak iu duk sikur i ranë
Atij me gurë kokës, po s’u ndie.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult