Dy të rinjtë shqiptarë fitojnë në konkursin e NASA-s: Kemi punuar deri në 20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit

Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bayramoglu janë dy studentët nga Gostivari të cilët kanë krijuar një hartë për të marrë informacione të drejtpërdrejta përmes satelitit… dhe për këtë ata kanë fituar dhe konkursin e NASA-s.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, djemtë kanë folur për hartën e krijuar, duke zbuluar se ajo identifikon zjarrin për 15 sekonda.

Sakaq, ata kanë treguar se kanë punuar deri në 20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit.

“Unë jam në vitin e dytë dhe studioj inxhinieri softuerike në Shkup. Po ashtu me shokun tim Onur Bayramoglu morëm pjesë në garën që ishte organizuar nga ana e NASA dhe arritëm të marim vendin e parë. Ne kemi krijuar një hartë, për zjarrëfikësit dhe po ashtu njerëzit që ndodhen në zonën ku mund të ketë dëme.

Ne marrim të dhënat drejtpërdrejt prej satelitetit të NASA dhe i identifikojmë se ku është kordinata e zjarrit dhe pastaj me Inteligjencë Artificiale bëjmë kalkulimet se ku mund të përhapet ai zjarr, çfarë dëmesh të tilla mund të bëj ai zjarr etj.

Besoj për Maqedoninë ka qenë një ide origjinale dhe po ashtu anembanë botës nuk kemi pasur një aplikacion të tillë. Po ashtu ka aplikacione të tjera ku kemi kordinacione të tjera të zjarreve të ndryshme, por nuk janë të drejtpërdrejta… Për momentin në 10 deri në 15 sekonda, unë mund të dalloj që ka një zjarr.

Aplikacioni na ka marrë 3-4 ditë, kemi punuar 15-20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit”, u shpreh Zulbeari./abcnews.al

ObserverKult  


dua lipa

Lexo edhe:

S’KANË TË NDALUR SUKSESET PËR DUA LIPËN, DO TË JETË PJESË E MET GALA

Dua Lipa do të drejtojë së bashku me Michaela Coel, Penélope Cruz, Roger Federer,  dhe Anna Wintour Met Gala 2023. Nuk kanë të sosur kështu sukseset e këngëtares shqiptare. Dua është tashmë e pandalshme.

“E emocionuar të njoftoj se jam një nga bashkëkryesuesit e MetGala 2023 së bashku…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult