MKRS-ja për Festivalin e Këngës: Shtëpi e re për artistët tanë…

Tri netët e Festivalit të Këngës organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës, do të mbahen  në mend si net magjike me tingujt e bukur të muzikës shqipe.

Përmes këtij Festivali u dëshmua se kultura jonë është thelbi i identitetit dhe se muzika është gjuha që flet fuqishëm për të gjitha ndjenjat. Kështu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Festivali i Këngës nuk është vetëm një festë, por është një shtëpi e re për artistët tanë, një rrugë e re e hapur për të arritur më lart, për të shpërfaqur potencialin tonë në skenën botërore të muzikës”, thuhet në postimin e MKRS-së.  

Ky Festival është përkrahur me 300.000 euro nga Ministria e Kulturës, ndërsa ky financim sipas tyre ka dëshmuar se sa shumë i çmojnë vlerat tona kulturore.

“Urime për fituesin e vendit të parë, Arbër Salihu, si dhe fituesit e çmimeve vijuese, Angus Dein, Albin Nikprelaj dhe Saranda Alija. Përgëzime të gjithë artistëve pjesëmarrës”, ka shkruar MKRS-ja.

ObserverKult  


çmimet

Lexo edhe:

MINISTRIA E KULTURËS NDAU ÇMIMET VJETORE PËR LETËRSI

Sot, në Ministrinë e Kulturës, u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për letërsi për vitin 2022.

Juria profesionale e kryesuar nga Osman Gashi dhe me anëtarët Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Gëzim Aliu dhe Azem Deliu, pasi i lexoi dhe i vlerësoi veprat dhe nominimet e pranuara në konkurs, vendosi:

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Azem Shkreli” t’i ndahet z. Zejnullah Rrahmanit.

Çmimi për Veprën më të mirë në Prozë “Anton Pashku” t’i ndahet z. Veli Karahodës për romanin “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


riza braholli të puthja

RIZA BRAHOLLI: DO TË PUTHJA. MË NË FUND DO TË PUTHJA!

Do të puthja. Më në fund do të puthja!
E tërë pritja jote ishin buzët e çelura,
sytë që digjeshin. Qiellit i lutesha:
Zot më ruaj nga ngutja!

Shumë herë bëja kështu; e po aq herë
e lidha veten, me njëmijë fjalë,
me njëmijë hekura; përulesha: ‘Zot
më jep durimin e gurit nën diellin e verës.’

‘Më puth, më puth…’ Të lexohet etja.
Uria të dridhet tek një nerv i buzës,
‘më puth, më puth…!’ m’ulërin dëshira.
Zot, të falem, më ruaj nga dehja.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult