Ministria e Kulturës ndau Çmimet Vjetore për letërsi

çmimet

Sot, në Ministrinë e Kulturës, u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për letërsi për vitin 2022. Juria profesionale e kryesuar nga Osman Gashi dhe me anëtarët Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Gëzim Aliu dhe Azem Deliu, pasi i lexoi dhe i vlerësoi veprat dhe nominimet e pranuara në konkurs, vendosi:

📚Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Azem Shkreli” t’i ndahet z. Zejnullah Rrahmanit.

📚Çmimi për Veprën më të mirë në Prozë “Anton Pashku” t’i ndahet z. Veli Karahodës për romanin “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit”.

📚Çmimi për Veprën me të mirë në Poezi “Ali Podrimja” t’i ndahet z. Sabit Bajraktarit për librin “ NOAH”.

📚Çmimi për vepër më të mirë në kritikë dhe estetikë “Ibrahim Rugova” t’i ndahet z. Haqif Mulliqit për veprën “Henrik Ibsen – fryma e parë e modernes”.

📚Çmimi për vepër më të mirë të përkthyer nga gjuha e huaj ne gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjeter Bogdani” t’i ndahet Znj. Meliza Krasniqit për përkthimin e veprës “Arti i fiksionit” të David Lodge.

Këto çmime u jepen personaliteteve të shquara për arritjet profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e tyre në avancimin e letërsisë.

ObserverKult