Filmat e vitit 2023 që u bënë të famshëm para premierës

Muajt e fundit të vitit pritet “të gjallërohen” nga disa premiera ndërkombëtare filmash, për të cilët është diskutuar shumë, ende pa i parë.

Njëri prej tyre është “Napoleon”, filmi i Ridley Scott me protagonist Joaquin Phoenix. Duket se do të jetë ndër më të mëdhenjtë filma lufte të prodhuar ndonjëherë. Filmi do të ketë premierën zyrtare në 22 nëntor 2023 dhe më pas do të shfaqet në Apple TV Pluss. “Napoleon-i” do të zgjasë 157 minuta por regjisori Ridley Scott ka njoftuar se do të bëjë publik edhe një version të gjatë mbi 4 orë, të montuar sipas shijes së tij (director’s cut).

Një tjetër film i shumëpritur është “Ferrari”, i Michael Mann me një kast aktorësh të mirënjohur si Adam Driver, Penelope Cruz, Patrick Dempsey, Gabriel Leone etj.

“Ferrari” do të shfaqet në kinematë amerikane Natën e Krishtlindjes.

Ndërsa “Maestro” që sjell një Bradley Cooper të transformuar fizikisht si kompozitori e dirigjenti me famë botërore Leonard Bernstein, do të shfaqet në datën 20 dhjetor. Të gjitha gjasat janë që Bradley Cooper të fitojë një Oscar me këtë film, ku është jo vetëm aktori protagonist, por edhe regjisori i veprës. Për këtë garantojnë emra si Martin Scorsese e Steven Spielberg të cilët janë producentë të “Maestro-s”.

Një tjetër film që ia vlen të shihet është “Poor Thing” i Yorgos Lanthimos. Filmi pati premierën në Festivalin e Filmit në Venecia, ku rrëmbeu Luanin e Artë. Filmi i përket zhanrit “black comedy” dhe në kast ka yje si Emma Stone, William Dafoe etj.

Këtë fundviti vjen edhe një prodhimi i regjisores Sofia Coppola, “Priscilla”, bazuar në librin me kujtime rreth Elvis dhe Priscilla Presley. Filmi u shfaq fillimisht në Venecia ku mori një kandidim për regjinë më të mirë si dhe fitoi çmimin për aktoren më të mirë./ ATSH

ObserverKult

 


Lexo edhe:

TIMO FLLOKO: SHAJNË FILMAT TANË, SE “PRISHIN” RININË… PO RINIA PO DEGJENEROHET NGA KËTO GJËRA…

Aktori Timo Flloko, pak kohë më parë ka kërkuar falje publike për disa role që ka luajtur gjatë viteve të diktaturës dhe që kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”, u shpreh Flloko në një intervistë.

Por ai ka folur edhe për debatin në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90.

Flloko e pranon se në disa syresh, sidomos në filmat me partizanë, ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse.

Por sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.

“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë?

A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese?

Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët.

Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


odise plaku nevojë

ODISE PLAKU: PO NA IKIN VITET GRUA…

Nga Odise Plaku

E di ti grua që vitet ngadalë po na shkojnë,
fazat e reja në jetë nuk do të na vonojnë.
Nga dy u bëmë katër e më pas u bëmë gjashtë,
dhe prapë të tjerë numra po na ndjekin nga pas.

E di grua që prapë si dikur do të dua,
nuk më humbet dashuria, rrjedh si uji në krua.
Pa nëpër këmbë do na ngatërrohen nipër e mbesa,
ti do t’i mësosh nga klasa e parë deri tek e pesta.

Ti gërmat do t’u mësosh t’i shkruajnë si rruazë,
në fletë të shkruajnë mami, babi, gjyshi, gjyshja.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult