Esperanto dhe shqiptarët
Ju ftojmë të ndiqni një intervistë me z. Bardhyl Selimi, njëri nga esperantistët shqiptar më të shquar, me një vepër të bujshme pas vetes, që flet për Esperanton dhe raportin e saj me shqiptarët, realizuar nga Viola Gremi dhe Rudi Hizmo në emisionin Start të TV Skan.
Rudi: Bonan matenon!
Bardhyli: Dankon!
Rudi: Oh duket si gjermanisht. Kam pёrshtypjen se po tё dish disa gjuhё europiane, e mёson esperanton. Pra qenka gjuhё europiane. Mirё se erdhёt! Besoj se njё pjesё e mirё e shqiptarёve nuk e dinё ҫfarё ёshtё Esperanto. Si ka lindur kjo gjuhё?
Bardhyli: Pyetjet e zakonshme janë: Cili popull e flet kёtё gjuhё, si ka lindur ajo dhe pёrse shёrben. Mund tё them se kёtё gjuhё nuk e flet asnjё popull, sepse ajo nuk ka lindur nё mёnyrё natyrore, por ёshtё krijuar nga njё individ. Ky ka studiuar mbi 20 gjuhё kryesore europiane, ka pёrzgjedhur fjalёt mё fonetike, mё tё pёrdorura ndёrkombёtarisht.
Quhet Luigj Zamenhof, ka qenё banor i njё qyteti tё Polonisё, Bjalistok, atёhere kur Polonia ishte nёn suazёn e Perandorisё Ruse. Prandaj edhe librin e tij tё parё ai e ka botuar rusisht, nё vitin 1887, vit qё pёrkon me atё tё shkollёs shqipe tё Korҫёs.
Brenda dhjetё vitesh, gjuha pati njё pёrhapje tё jashtёzakonshme. Nuk ёshtё ҫudi qё dijetarёt tanё, pёrfshirë Rilindasit dhe ata qё kryen shkolla nё Perёndim janё njohur me kёtё gjuhё.
Sipas dёshmive tona, i pari ndёr ta ka qenё i mirёnjohuri Mid’hat Frashёri, i cili shkroi njё artikull tri faqesh nё gazetёn Drita tё Sofies nё vitin 1902 ku pёrshkruan strukturёn dhe vlerёn e kёsaj gjuhe ndihmёse ndёrkombёtare.
Mё parё ne e dinim qё Esperanto ka qenё pёrqafuar nga shkodranёt, dhe esperantisti i parё ka qenё prifti katolik Lazёr Shantoja, i pushkatuar nga komunistёt nё vitin 1945, po ashtu vёllezёrit Koliqi, Wilhelm dhe Mikel (ky i dyti u bё kardinali i parё shqiptar), Mark Kakarriqi etj.
Rudi: Dakord, por para se tё flasim pёr Shqipёrinё, cili ёshtё qёllimi i kёsaj gjuhe artificiale?
Bardhyli: Po artificiale, jo natyrale. Qёllimi ka qenё mirёkuptimi ndёrkombёtar. Ky nuk ёshtё problem i shekullit 19, por qё para Krishtit.
Nё botё ekzistonin shumё popuj antikё, asirёt, babilonasit, tё tjera mbretёri e perandori para tyre. Ata kishin nevojё tё merreshin vesh, pёr tregti dhe ҫёshtje tё tjera, nё njё gjuhё tё kuptueshme. Pёr kёtё zgjidhnin njё nga gjuhёt natyrore me prestigj tё kohёs, sikurse ndodhi me vonё me greqishten nё Perandorinё otomane (Rudi saktёsoi: Bizantine), mё vonё latinishten qё nuk kuptohej nga populli i thjeshtё dhe mё pas frёngjishten, gjuhёn e diplomacisё deri nё Luftёn e Dytё Botёrore kur kёtё rol e mori anglishtja.
Pra ka qenё i domosdoshёm njё mjet komunikimi ndёrkombёtar, sepse nuk mund tё merreshe vesh me qindra mijёra gjuhё qё ka bota sot. Prandaj janё bёrё projekte pёr gjuhё artificiale asnjanёse, se gjuhёt natyrore i xhelozojnё popujt e tjerё, gjermanёt nuk duan anglishten p.sh. (Rudi shton: anglezёt dhe francezёt grinden ndёrmjet tyre). Po ju jap njё shembull: Nё vitin 1922, qeveria e atёhershme e Shqipёrisё, qё sapo ishte pranuar nё Ligёn e Kombeve (1920) iu bashkua nismёs sё disa vendeve europiane pёr ta futur esperanton si lёndё mёsimore nё shkollat fillore, se kёshtu nxёnёsit mund tё pёrvetёsonin mё shpejt dhe qëndrueshёm gjuhёt natyrore tё huaja.
Por, Franca vuri veton, pasi kujtonte se frёngjishtja do vazhdonte te mbizotёronte nё komunikimet ndёrkombёtare. Sot francezёt janё penduar shumё, prandaj nxjerrin ligje pёr ta mbajtur tё pastёr gjuhёn e vet nga ndikimi i anglishtes. Pra qёllimi ka qenё mirёkuptimi ndёrkombёtar!
Viola: Pra njё gjuhё asnjanёse qё tё mos xhelozojё asnjё popull. Po baza e gjuhёs, ёshtё latinishtja dhe pastaj janё shtuar fjalё nga gjuhёt e tjera?
Bardhyli: Tё kuptohemi, gjuhёt anglo-saksone janё mё tё reja se gjuhёt latinide dhe kёto tё fundit mё tё reja se gjuhёt pellazge, nga tё cilat shqipja ka trashёguar mjaft, si gjuhё e vjetёr (Rudi shton 8500 vjeҫare), madje rrёnjёt e saj, ka teori se janё mё tё vjetra se greqishtja e vjetёr, e cila ngjason me gegnishten tonё dhe tё Kosovёs. (Rudi shton ka mendime pёr kёtё). Dmth kur themi se baza janё gjuhёt latine, sikurse anglishtja qё ka 52 % tё fjalёve me rrёnjё latine (Rudi shton anglishtja ёshёt gjuhё gjermanike).
Gjermanёt kanё bёrё reforma pёr ta pastruar (purifikuar) gjuhёn e vet, ngjashёm me ne nё vitet 30 kur synonim t’i shqipёronim shumё fjalё tё huaja, por pa sukses se forca e zakonit ёshtё shumё e madhe. Sidoqoftё rrёnjёt janё po aty. Mё pyesin nxёnёsit se ҫfarё fjalёsh ka marrё Esperanto nga shqipja. Unё u them: tё gjitha aty janё. P.sh. fjala Shpresё nё esperantisht ёshtё Espero, dhe Esperanto do tё thotё Njeriu qё shpreson. Fjala Trishtim nё Esperanto ёshёt Tristo.
Rudi: Po italianёt si i thonё. Tristeca, me sa di unё. Nuk e di si i thonё gjermanёt (bën shaka)…Volsfvagen…Ilaritet. A mund tё themi qё edhe Esperanto ёshtё njё gjuhё indoeuropiane, meqё ka rrёnjё tё pёrbashkёta me gjuhёt europiane?
Bardhyli: Mund ta themi, por termi indoeuropian, sipas meje mё mirё tё thuhet europianoindian, pasi gjuhёt europiane kanё lindur nё Europё, jo nё Indi, pёrndryshe, pёrse mos tё pёrhapeshin drejt lindjes sё Indisё, nё Kinё, kush e pengonte?!
Viola: Sa e pёrhapur ёshtё Esperanto nё botё?
Bardhyli: Nuk ka vend anetar tё OKB ku nuk ka njё klub esperantist dhe njerёz qё e flasin esperanton. Nuk ka shifra tё sakta por minimumi ёshtё dy milionё. Nuk ёshtё pak, ka popuj si Mali i Zi me 600-700 mijё banorё) me gjuhёn e vet. Dhe esperantistёt janё tё organizuar, ka njё shoqatё mbarёbotёrore me filiale nёpёr botё, Shqipёria ёshtё anёtarёsuar nё 1991. Tё kuptohemi, po tё duash tё merresh vesh, me esperanton nuk ndodh si me anglishten apo spanjishten. Psh po tё shkosh nё njё hotel nё Indi, merresh vesh nё anglisht, me shumё gjasё, ndёrsa me esperanton mund tё mos kesh sukses, sepse folёsit dhe pёrhapja e anglishtes ёshtё mё e madhe.
Rudi: Pse nuk u pёrhap Esperanto, pasi ajo e zgjidhte problemin e komunikimit. Mos vallё vetёm se Franca nuk e pranoi?
Bardhyli: Arsyet janё politike dhe ekonomike. Gjuhёt (e mёdha) mbёshteten nga shtetet e veta. Psh gjermanёt kanё fondacione me vlera qindra milionёshe dollar pёr ta pёrhapur gjuhёn e vet, po ashtu francezёt edhe nё Shqipёri, ndёrsa esperantistёt veprojnё vetёm mbi baza vullnetare. Ata janё idealistё, dashamirёs. Nuk ёshtё ҫudi qё shtetet e mёdha, nё mёnyra tё ndryshme e pengojnё pёrhapjen e esperantos.
Nё parlamentin europian janё rreth 20 % anёtarёt qё e miratojnё futjen e esperantos si gjuhё e pёrbashkёt, pasi Britania ka dalё nga BE. Kur ky numёr tё kalojё 50 % mbase Esperanto do e zgjidhё problemin e komunikimit brenda BE (ku ka tё paktёn 24 gjuhё kombёtare dhe shpenzohen qindra miliardё euro pёr pёrkthime dhe interpretime e botime..). Sepse Esperanto nuk i xhelozon popujt dhe ёshtё e lehtё pёr t’u pёrvetёsuar.
Rudi: Cila ёshёt struktura e esperantos? Aspekti sintaksikor, gramatikor? A konsiderohet ajo njё gjuhё e lehtё?
Bardhyli: Unё kam qenё mёsues matematike 40 vjet. Mua mё ka tёrhequr struktura gati matematikore dhe logjike e esperantos, qё kur ndoqa njё kurs tre mujor njё herё nё javё pranё ish shtёpisё sё kulturёs Ali Kelmendi nё Tiranё, nё vitin 1961.
Akademia e Shkencave tё Francёs e ka quajtur esperanton kryevepёr tё thjeshtёsisё dhe logjikёs. Ajo ka njё strukturё gramatikore prej 16 rregullash pa pёrjashtime. P.sh. tё gjitha emrat mbarojnё me o, mbiemrat me a, ndajfoljet me e. Bono do tё thotё e mira, bona e mirё, bone mirё. Gjithashtu ka njё aparat tё thjeshtё pёr formimin e fjalёve tё reja, mbi bazёn e njё fjalё rrёnjё, sikurse edhe nё shqip psh nga fjala Punё dalin shumё fjalё. Por aparati ёshtё mё i pёrsosur. Sigurisht duke pёrdoru parashtesa, prapashtesa, mbaresa.
Rudi: Domethёnё ka marrё mё tё mirat e kohёs.
Bardhyli: Po, nga anglishtja ka marrё karakterin e thjeshtё tё zgjedhimit tё foljeve p.sh.
Rudi: Anglishtja ёshtё e vёshtirё nё memorizimin..
Bardhyli: Ajo shpesh ndryshe shkruhet, ndryshe lexohet. Kurse Esperanto lexohet sikurse shkruhet.
Rudi: Si shqipja…
Bardhyli: Po, si shqipja, por edhe gjuhё tё jera, si rusishtja, ndonёse edhe aty ka raste qё tingulli o ndryshon (okno= lexohet akno, okno- lexohet okna, dy kuptime tё ndryshme). Tjetёr tipar, fjalori.
Nё ҫdo gjuhё fjalori qoftё ai minimal (2000 fjalё) apo normal (10000 fjalё ) ёshtё vёshtirё pёr t’u mbajtur mend. Esperanto ka mekanizma qё e pakёsojnё ndjeshёm numrin e fjalёve pёr t’u mbajtur mend. P.sh fjalёt me kuptime tё kundёrta (antonimet). Po tё tё dish Bona- e mirё, nuk ёshtё nevoja pёr fjalё tjetёr, si nё shqip e mirё- e keqe, por thjesht shto parashtesёn Mal, dhe del malbona- e keqe. Ngjashёm: bela – malbela, forta- malforta, alta- malalta etj. Pra i pёrgjysmon fjalёt qё duhen mbajtur mend.
Rudi: A ёshtё Esperanto vetёm njё gjuhё komunikimi apo ёshtё edhe njё gjuhё kulture?
Bardhyli: Pikёrisht kёtu del njё argument tjetёr i fuqishёm i mbrojtёsve tё kёsaj gjuhe. Vetё Zamenhofi pёrktheu Hamletin dhe kryevepra tё tjera. Edhe bashkёpunёtorёt e tij. Gjithashtu u shkruan vepra nё origjinal nё Esperanto nё shumё vende tё Europёs. Po marrim njё shembull nga Shqipёria. Ka qenё njё esperantist shkodran, Cuk Simoni, pёrkthyesi i njohur i Pinokut nё shqip dhe drejtues i gazetёs Cirka. Nё vitin 1929 ai shkroi drejtpёrdrejt nё Esperanto njё novelё me 15 kapituj pёr heroin tonё kombёtar Skёnderbeu. E botoi nё Tiranё.
Libri qarkulloi nёpёr Europё si njё pasaportё pёr shqiptarёt. Unё e pashё njё kopje nё Muzeun e Krujёs midis 1000 veprave tё tjera mbi Skёnderbeun. Mos tё harrojmё se shqiptarёt u bёnё tё njohur nё Europё me luftёrat e Skёnderbeut.
Njё miku im skocez ma dёrgoi njё kopje qё e lexova me shumё kёrshёri. Cuku kishte pёrdorё njё Esperanto tё pastёr, tё thjeshtё dhe njё stil tё kёndshёm pёr rrёfimet e tij mbi Skёnderbeun. E pёrktheva nё shqip dhe e botova nё Tiranё. Si Cuku kanё shkruar edhe francezёt, italianёt, polakёt, hungarezёt etj.
Rudi: A mund tё pёrkthehen nё esperantisht p.sh metaforat, idiomat, njё gjuhё shekspiriane..?
Bardhyli: Idiomat janё pёrjashtuar nё esperanto, pasi ato kuptohen vetёm nga njё popull i caktuar.
Viola: Por ёshtё detyra e pёrkthyesve qё tё japin tё barazvlefshmet e tyre nё esperantisht.
Bardhyli: Po! Por pёrkthyesit duhet tё jenё krijues, ta japin thelbin e tyre me fjalё tё tjera. Nё Esperanto janё botuar edhe vepra filozofike, edhe poema. Vasil Pistoli, ish kryetar i Shoqatёs sonё, pёrktheu veprёn Realizmi i Ri tё Bruno Fogelmannit nga Esperanto nё shqip, ne kemi pёrkthyer disa romane tё Fatos Kongolit nga tё cilat Lёkurёn e Qenit dhe I Humburi e botuam.
Janё pёrkthyer gjashtё romane tё Ismail Kadaresё qё nuk janё botuar pёr arsye financiare. Tregimet e Ylljet Aliҫkёs Parrullat me gurё u pёrkthyen nё Esperanto dhe pastaj njё miku im gjerman i pёrktheu nё gjermanisht dhe i botoi. (Sё shpejti nga Esperanto mbaron pёrkthimi nё portugalisht nga njё mikeshё braziliane).
Ёshtё mё e lehtё tё pёrkthehet nga Esperanto nё gjuhёn kombёtare dhe anasjellas. Kam bёrё njё eksperiment 25 vjet mё parё nё Shkollёn e Gjuhёve tё Huaja nё Tiranё, ku mёsoheshin disa gjuhё (italisht, anglisht, frёngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe frёngjisht- dikur edhe rusisht). Aty kishte nxёnёs edhe tё kursit tё esperantos.
Shkrova nё tabelё njё tekst nё shqip dhe u thashё shtatё nxёnёsve t’i pёrkthenin nё gjuhёt qё ata mёsonin. Pёr 20 minuta.
Pastaj thirra shtatё nxёnёs tё tjerё dhe iu luta t’i pёrkthenin tekstet pёrsёri nё shqip. Rezultoi qё nga Esperanto doli njё tekst mё besnik.
Rudi: Si mund ta pёrkthesh nё Esperanto “Mё plase shpirtin!”
Bardhyli: Vi rompis mian animon, vi krevigis mian animon.
Rudi: Ai e bёri fiu fiu..
Bardhyli: (qesh) Shiko ne kemi pёrkthyer poemat e Luljeta Lleshanakut, ҫdo dy tre ditё unё pёrkthej njё vjershё qё mё tёrheq tё poetёve dhe poeteshave tona tё mira dhe i fus nё facebook. Nё vjershat ka vёshtirёsi pёr tё dhёnё ritmin, muzikalitetin etj. qё janё nё dorё tё pёrkthyesit. Natyrisht.
Rudi: Si ёshtё melodia e kёsaj gjuhe? Italishtja ka karakteritikat e veta, po kёshtu frёngjishtja.
Bardhyli: Italishtja ёshtё modeli i njё gjuhe fonetike tё qartё. Dy djemtё e mi qё kanё studiuar nё Itali nuk kanё pasё nevojё tё japin provimin e gjuhёs sepse e patёn mёsuar atё nёpёrmjet televizionit. Por italishtja e ka shumё tё vёshtirё gramatikёn.
Rudi: Po Esperanto, ёshtё e qartё?
Bardhyli: Patjetёr. Ka edhe radio edhe televizione nё esperantisht. Bёhen takime ndёrkombёtare, konferenca virtuale, kongrese me 2000-3000 vetё pa pёrkthyes ku ndjehesh si pjesё e njё populli tё veҫantё…
Viola: Vёrtet?
Rudi: Nuk ka akcente, dialekte nё esperantisht?
Bardhyli: Dialekte nuk ka sikurse ka psh anglishtja, e folmja e kanadezёve, australianёve, amerikanёve dhe britanikёve. Po akcente ka. Psh hungarezёt, finlandezёt, kinezёt, disa tinguj nuk i shqiptojnё dot. Kinezёt thonё Arbania nё vend tё Albania.
Viola: Cilat janё sfidat e esperantos?
Bardhyli: Sfida mё e madhe ёshtё freskimi i shoqatave me anёtarё tё rinj nё moshё, se jemi mplakur. Kёta tё rinj duhet tё jenё disi idealistё, pasi Esperanto nuk u siguron njё vend punё sikurse anglishtja apo gjermanishtja, nuk e ka kёtё luks, por thjesht jep kёnaqёsi, sikurse kam pasur unё vetё. Por duhet tё shpresojё pёr tё ardhmen, kur Esperanto mbase bёhet gjuhё ndihmёse e pёrbashkёt.
Viola: Ju besoni nё kёtё?
Bardhyli: Po. Idetё e reja futen me vёshtirёsi. Le tё marrim p.sh numrat arabё. U deshёn 500 vjet qё ato tё pranohen nё Europё. Pёrse? Sepse europianёt ishin nё konflikt me arabёt qё kishin bllokuar rrugёt drejt Indisё. Por, sistemi metrik ende nuk ёshtё bёrё mbarё botёror. Ende flitet pёr inҫe, milje, paund etj. Napoleoni futi sistemi njёqind gradёsh dhe tabelat llogaritёse pёrkatёse por ky system dёshtoi se nuk e pranuan vendet europiane nё konflikt me Francёn. Pra idetё e reja futen me vёshtirёsi. Duhet tё bёhet njё pёrmbysje.
Rudi: A ka njё strukturё organizative Esperanto qё tё ndikojё nё futjen e saj nё organizatat dhe institucionet ndёrkombёtare?
Bardhyli: Ёshtё futur nё sistemin e telegrafisё, pasi vlerёsohet si njё gjuhё e qartё. Do ishte mirё tё futej edhe nё sistemin e komunikimit tё kompanive ajrore, pasi janё vёrejtur shumё aksidente nga keqkuptimet e fjalёve nё anglisht. Ёshtё futur nё shoqatat mjeksore. Shkencёtarёt japonezё preferojnё t’i shkruajnё punimet e tyre shkencore nё esperantisht, njё gjuhё mё e lehtё pёr ta dhe mandej kёto pёrkthehen nё gjuhёt kombёtare. Politikanёt, artistёt, shkencёtarёt nuk kanё kohё ta mёsojnё njё gjuhё si duhet, pasi kjo lyp 10000 orё sipas neuropsikologёve! Tё jetosh nё vendin ku flitet ajo gjuhё gjashtё muaj, njё vjet e mё shumё, “tё thyesh vёshin”, tё kesh njё moshё tё re, (kur truri ende ёshtё plastik).
Rudi: Po Esperanto nuk e ka njё vend tё tillё ku “mund tё thyesh veshin”..
Bardhyli: Vendi formohet pёrmes takimeve ndёrkombёatre. Me njё Italian nuk merresh vesh dot nё italisht si duhet. Unё e kuptoj italishten, por nuk e flas dot si duhet?
Rudi: Ju nё ҫ’masё e zotёroni esperanton?
Bardhyli: Unё rusishten e kam filluar ta mёsoj qё 11 vjeҫ, e kam pёrdor nё universitet pasi na mungonin shumё libra nё shqip, po ashtu anglishten kam nisё ta mёsoj nё shkollё qё 14 vjeҫ, edhe atё e kam pёrdorur. Lexoj dhe pёrkthej me ndihmёn e fjalorit pa problem. Por nё se dёgjoj 100 fjalё prej tyre kuptoj vetёm 5o, ndёrsa nga 100 fjalё nё esperantisht kuptoj 98!
Viola: Mesatarisht.
Bardhyli: Po, kam rrjedhshmёri nё tё folur. Edhe po mos ta dijё njё fjalё me logjikё e gjej tё barazvlefshmen e saj. Struktura e esperantos mё ndihmon. Psh nё se fjala pёrfundon me Ist e di qё ёshtё njё profesion, sportisto, futbalisto, etj.
Viola: Dmth profesionet mbarojnё me ist.
Bardhyli: po tё mbarojё me ism e di qё ёshtё ideologji, socialismo, komunismo, fashismo…Janё prapashetsa tё marra nga gjuhёt europiane.
Rudi: si mund tё themi nё Esperanto Rreth flamurit tё bashkuar.
Bardhyli: Ҫirkau la flago kunigitaj.
Rudi: Me dёshirё dhe njё qёllim.
Bardhyli: kun deziro kaj cello.
Rudi: Mё pёrngjau pak me gjuhёn portugeze.
Bardhyli: Portugalishtja ёshtё gjuhё latine. Por tё kuptohemi, vetё folёsit e gjuhёve latine nuk kuptohen plotёsisht njёri me tjetrin, psh italianёt me francezёt, spanjollёt. Nё portugalisht ёshtё fjala Larg si nё shqip, por nuk ёshtё kёshtu nё italisht. Ata duhet ta mёsojnё si gjuhё tё huaj.
Rudi: Sigurisht, kanё diferenca, katalanasit p.sh ngjajnё mё shumё me francezёt se sa me spanjollёt.
Bardhyli: E ҫuditshme kjo. Por nё fakt kёta popuj e kanё humbur gjuhёn e vet antike, Francezёt kanё pasё folё oksitanisht psh dhe kanё pёrvetёsuar latinishten.Edhe italianёt etruskishten.
Rudi: Sigurisht gjuhёt evoluojnё. Edhe pretendimi sikur shqiptarёt flasin tё njёjtёn gjuhё si nё antikitet, nuk ёshtё e vёrtetё, e tepruar kjo.
Bardhyli: nuk ёshtё tamam, vёrtet.
Viola: Ndёrkohё ju keni nxёnёsit tuaj qё u mёsoni esperanton. Cila ёshtё mosha mё e vogёl e tyre?
Bardhyli: Para tre vitesh u njoha me njё gjimnazist tё shkollёs Partizani, Juri Andoni. Ai dёshironte ta mёsonte esperanton. I dhashё materiale, pёrdori edhe internetin dhe brёnda njё viti kuptonte mjaftueshёm. Atёhere i propozova tё pёrkthente njё novelё tё shkurtёr tё njё shkrimatri suedez, pёr vikingёt. Juri jo vetёm e pёrktheu por edhe e botoi librin nё shqip! Nё televizionin tuaj para dy vjetёsh ai ka treguar vetё pёr kёtё pёrvojё. Janё njerёz tё veҫantё, qё kanё dёshirё.
Rudi: Nuk ёshtё se ka njё funksion nonetar…
Bardhyli: Po, psh si sporti, ti shkon e ndjek pёr qejf, po ashtu muzikёn, librat…
Rudi: Mund tё mёsosh njё instrument muzikor…
Bardhyli: Po, ne shqiptarёt vuajmё nga kjo anё. Nuk jemi tё prirё pёr idealizёm, por pёr materializёm.
Rudi: Vёrtet, idealizmi tё le fukara nё fakt…
Bardhyli: U pёrpoqёn Rilindasit tё ngjallnin dashurinё pёr atdheun, tё na largonin nga anёt e tjera.
Rudi: Dёshtuan edhe ata…
Bardhyli: Jo, ata lanё gjurmё…
Rudi: Lanё gjurmё sigurisht te ata qё i kuptojnё. Sa ёshtё afёrsisht numri i esperantistёve nё Shqipёri?
Bardhyli: Nё kurset tona kanё kaluar rreth 500 vetё, por janё edhe mё shumё, sepse mund ta kenё mёsuar esperanton edhe vetё.
Rudi: A e kemi tё vёshtirё ta mёsojmё, a janё shqiptarёt tё zotё pёr kёtё?
Bardhyli: Unё thashё, pёr tre muaj njё herё nё javё e ndoqa kursin dhe nisa tё shkruaj letra. Mendoni sikur tё ndiqni njё kurs suedishte tre muaj nga njё orё nё javё, a mund tё shkruash letёr?! Vetё shqiptarёt qё kanё vite tё tёra nё Suedi, qё marrin bukёn e gojёs nё atё vend, nuk e zotёrojnё gjuhёn e vendit.
Kam bёrё njё provё interesante para tre vitesh. Mora njё pasazh nga Adem Demaҫi, “Burgjet e mija- fati im i madh”, tre faqesh. Mendova tё bёj njё libёr me kёtё pasazh nё tё gjithё gjuhёt kryesore tё botёs. Mё ndihmuan esperantistёt. Erdhёn pёrkthime nga 34 gjuhё, nga Japonia nё Brazil. Nё Norvegji dhe Suedi iu luta shqiptarёve tё atjeshёm. Nuk ishin nё gjendje. Atёhere pёrkthimin e bёnё esperantistёt vendas. Libri doli me sukses!
Rudi: Mrekulli! Pёrgёzime profesor! Ҫfarё do t’i thoni publikut nё gjuhёn Esperanto?
Bardhyli: Mi invitas vin (Unё ju ftoj)
Rudi dhe Viola njёherёsh: Oh qenka kaq e lehtё dhe e kuptueshme!
Bardhyli: (vazhdon) Lerni la internacian lingvon Esperanto (tё mёsoni gjuhёn ndёrkombёtare Esperanto)
Rudi dhe Viola pёrsёrisin nё kor…
Rudi: Pёrse?
Bardhyli: Gji estas la futuro de la mondo!
Rudi dhe Viola: E kuptuam! Si thuhet kjo ishte shumё e thjeshtё.
Bardhyli: Tre simpla!
Viola: Nuk besoj se do mё duhet shumё kohё pёr ta mёsuar kёtё gjuhё!
Bardhyli: Unё do t’iu dёrgoj me email metodёn e esperantos, ndonjё poezi dhe tregim tё shkurtёr. Do bindeni se ёshtё vёrtet gjuhё e lehtё.
Rudi: Dmth kjo gjuhё ka disa fjala nga frёngjishtja, anglishtja, etj. pra po tё kesh informacion pёr kёto gjuhё, e mёson lehtё esperanton.
Bardhyli: Tё gjitha fjalёt qё pёrdoren ndёrkombёtarisht janё futur nё Esperanto, radio, sporto, futbalo, basketbalo (e kanё marrё sikurse shkruhet, jo sikur e shqiptojnё anglezёt…)
Rudi: Falemnderit!
Bardhyli: Dankon! Ne dankinde- s’ka pёrse.
Viola: Nё fakt unё do doja qё profesori tё shpallё Ekonomia njё minutё nё esperantisht.
Bardhyli: La ekonomia unu minuto!
Rudi dhe Viola reagojnё gёzueshёm
Bardhyli: shquarja e emrave bёhet me artikullin La, la ekonomio
Rudi dhe Viola: Falemnderit profesor!
Bardhyli: Ne dankinde, falemnderit juve.
Intervistëm mund ta ndiqni duke klikuar KETU
ObserverKult
——————————-
Lexo edhe: