Përparim Rama: Në skenën e Pallatit të Rinisë do të realizohen koncerte e festivale të ndryshme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë disa fotografi nga salla në Pallatin e Rinisë ku u mbajt Festivali i Këngës.

Ai tha se kjo sallë tani e tutje do të jetë vendi ku do të realizohen koncerte, festivale, shfaqje të ndryshme.

“Ky institucion u përket qytetarëve, artistëve, sportdashësve e të gjithëve që duan të shprehin talentin e tyre në këtë skenë. Me këtë u pajtuan drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj bashkë me ekipin fantastik të skenografeve, gjatë vizitës që i bëmë hapësirave të Pallatit”, u shpreh Rama ndër tjera.

Ai bëri të ditur se edhe në vazhdimësi po punohet që ambientet e Pallatit të Rinisë t’i kthehen normalitetit dhe të mbahen pastër.

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

MKRS: FESTIVALI I KËNGËS, KTHESË SERIOZE PËR MUZIKËN SHQIPE

Është mbajtur nata e parë e Festivalit të Këngës e organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës.

Ky Festivali cili po mbahet për herë të parë në Kosovë u tha se është një kthesë e rëndësishme për muzikën shqipe.

“Për organizimin e kësaj ngjarjeje historike e madhështore, Ministria e Kulturës ka dhënë 300.000 euro. Përmes politikave dhe investimeve të duhura si kjo, po zhvillojmë dhe promovojmë artistët dhe vlerat tona kulturore. Ngjarja është më shumë se një festival. Është shtëpia e re e artistëve. Është kthesë serioze për muzikën shqipe, duke e afruar më pranë zemrës së publikut dhe njëkohësisht, duke e shtruar rrugën për në Eurosong”, njoftoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Më tej nga MKRS-ja përgëzuan RTK-në për organizimin fantastik dhe në veçanti drejtorin e festivalit, Adi Krasta, Komunën e Prishtinës…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU