Historia prekëse pas këngës së dëgjuar në funeralin e Matthew Perryt, të pranishmëve iu mbushën sytë me lot

Familjarë dhe miq të afërt ia kanë dhënë lamtumirën e fundit aktorit Matthew Perry. Aktori i “Friends” ka ndërruar jetë më 29 tetor në shtëpinë e tij.

Në funeralin e aktorit Perry, askush nuk ishte pa lot në sy. Kjo për shkak se po përcillnin familjarin, e mikun e tyre më të mirë por në theks të veçantë për shkak të këngës që u lëshua aty.

Bëhet fjalë për këngën e Peter Gabriel “Mos u dorëzu” e lansuar në vitin 1986, këngë kjo të cilën Matthew e kishte zgjedhur si kolonë zanore kur po promovonte librin e tij.  

“Mos u dorëzo, sepse ke shokë, mos u dorëzo nuk je vet, mos u dorëzo nuk ka arsye për t’u turpëruar, mos u dorëzo ti ende na ke ne” është një pjesë e kësaj kënge.

Ishte një nderim i përshtatshëm për një njeri që kishte lënë aq shumë miq pas.

Në njërën nga intervistat e fundit që kishte pasur Mathew foli për rëndësinë e veçantë që kjo këngë ka pasur në jetën e tij.

Teksa ka folur për “Q with Tom Power” në nëntor të vitit 2022, fiks një vit para se të ndërronte jetë, Matthew që në fillim foli për vendin që kjo këngë ka në zemrën e tij.

Kur u pyet se cili do të ishte kolona zanore e librit të tij të kujtimeve ‘Miqtë, të dashuruarit …’, Matthew u përgjigj pa hezitim.

“Mos u dorëzo” nga Peter Gabriel dhe Kate Bush.” Ai i nxiti të gjithë të dëgjonin këngën e bukur, të cilën e mbante për zemër një mesazh.

“Mos u dorëzo’. Dua të them, hajde, si mund të mos më pëlqen kjo? Në videoklipin ata thjesht përqafohen me njëri-tjetrin dhe kamera rrotullohet derisa kënga të përfundojë. Ishte shumë bukur dhe më pëlqeu.

Në librat e mij që kam firmosur kam shkruar çdoherë “Mos u dorëzo” sepse nuk duhet të dorëzohemi”, pati thënë Perry.

E kjo deklaratë e tij u prit me një jehonë të madhe nga publiku i asaj kohe.

Në funeralin e tij, ishin disa nga miqtë më të dashur të Matthew nga “Friends”, duke përfshirë Jennifer Aniston, David Schwimmer, Lisa Kudrow, Matt Le Blanc dhe Courteney Cox.

Kasti i filmit që për një kohë të gjatë luajtën së bashku, ka shkruar së fundmi një deklaratë lidhur me humbjen e mikut të tyre, Matthew.

“Jemi shumë të prekur me humbjen e mikut tonë të kahmotshëm. Ne ishim më shumë se aktorë që luajtëm bashkë. Ne ishim familje”, shkruhet në këtë deklaratë, transmeton People.

Tutje, thuhet se “do të themi më shumë përgjatë viteve në vazhdim për Matthew. Tani për tani jemi bashkë me familjen e tij, shokët dhe me çdokënd në krejt botën që e deshi atë”.

Ndërkohë Adele dhe Charlei Puth së fundmi e kanë ndaluar koncertin e tyre si nderim për aktorin e “Friends” .

Me fjalët më të mira e ka kujtuar aktorin këngëtarja Adele.

“Nëse dikush nga ne kishte ditë të keqe apo zhgënjim, ai na bënte të qeshnim. Do ta mbaj mend tërë jetën karakterin e tij”, ka thënë Adele.

Shumë aktorë e këngëtarë të njohur kanë ndarë momente të bukura me prezencën e aktorit Mathew ndër vite por edhe me rolin e tij në “Friends”. / Morefm.co.nz

ObserverKult


sigurimi mario benedetti

Lexo edhe:

MARIO BENEDETTI: MOS U DORËZO, TË LUTEM!

Mos u dorëzo, ende ke kohë
t’ia dalësh mbanë e sërish të fillosh
frikën ta groposësh, hijet t’i pranosh,
ta zgjidhësh lakun, prapë të fluturosh.

Mos u dorëzo se kjo është jeta,
të vazhdosh udhëtimin,
ëndrrat pas t’i ndjekësh,
ta shpengosh kohën
të pastrosh rrënojat dhe të shohësh qiellin.

Mos u dorëzo, të lutem mos u lësho,
edhe pse djeg acari,
edhe pse kafshon tmerri,
edhe pse hesht era dhe fshihet dielli,
ka ende zjarr shpirti,
dhe ëndrra gjallë ngeli,
sepse jeta është e jotja e dëshirat janë të tuat,
sepse e ke dashur dhe sepse të dua.

Sepse, njëmend, ekziston vera dhe dashuria,
sepse koha plagët do t’i shëroj patjetër,
thyeji drynat e dyert çeli,
mos u mbyll, braktisi muret e vjetër.

Jetoje jetën dhe prano momentin,
rikthe buzëqeshjen, këndoje tekstin,
çliroje veten dhe duart jepi,
hapi krahët dhe rinis fluturimin
gëzoje jetën dhe pushtoje qiellin.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult