Në Galerinë Kombëtarë të Kosovës promovohen librat e autorëve, Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada

Dy librat “Belbëzimet e Universalitetit” dhe “Limitet e Reprezentimit” janë promovuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Kosovës, me autorë Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada.

Ndërkaq paneli i diskutimit në mes të autorëve, filozofit e teoricientit Shkëlzen Maliqi, dhe kuratores së Galerisë Kombëtare të Kosovës, Hana Halilaj vuri në pah hijet e historisë së vonë të Kosovës përmes mjeteve kinematografike.

“Pas diskutimit, të pranishmit patën mundësi t’i shohin të prezantuara një seri posterash ‘silkscreen’ së bashku me shkëputje nga filmat që kryejnë funksionin e fotografive të çastit të historisë”, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një postim në Facebook.

Ndryshe, qëllimi i projektit është ta përfytyrojë këtë histori përmes boshllëqeve të saj dhe t’i vë ato në lëvizje. Ndërsa ekspozita e trajton filmin si një mjet kërkimor me kapacitet për t’i zbuluar palimpsestet vizuale të kësaj periudhe historike.

ObserverKult


Lexo edhe:

PROMOVOHEN DY FJALORË TË GJUHËS SHQIPE

Me rastin e Ditës Botërore të Librit, në Departamentin e Gjuhës Shqipe në Shqipëri u promovuan 2 fjalorë të gjuhës shqipe.

Fjalorët që u përuruan janë, Fjalori i gjuhës shqipe i ilustruar (për moshat 5-11 vjeç) dhe Fjalori i gjuhës shqipe (12+).

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


rumi poezi per observerkult

XHELALUDIN RUMI: DUKE KËRKUAR FYTYRËN TËNDE

Nga Xhelaludin Rumi

Qyshse jam gjallë, fytyrën tënde kërkoja pa pushim,
sot të gjeta, pashë magjinë dhe njoha bukurinë,
atë hir që kam kërkuar dhe sot fare pa mend më le.

Sot të gjeta, por ata që talleshin me mua gjer dje
tërbohen nga inati, pse dhe ata si unë s’kërkuan,
tërbohem dhe vetë sepse s’ngopem duke të shikuar.

Zemër e përvëluar e mori shpërblimin më në fund,
më vjen turp ta quaj bukuri njerëzore, nuk mund,
ta quaj hyjnore, frikë kam nga Zoti. Fryma jote
se ç’më përtëriu, si fllad’i mëngjezit ndër kopshte.

ObserverKult