FOTO: Fshati që u ‘gëlltit’ nga natyra

Fshati i braktisur i Houtouwan në ishullin Shengshan, pjesë e arkipelagut Shengsi në brigjet lindore të Kinës, ishte dikur një vend i peshkimit, me një popullsi prej më shumë se 3,000 banorë.

Vendasit filluan të shpërngulen në vitet 90-ta, ndërsa në vitin 2002, fshati ishte shpopulluar zyrtarisht.

Pas disa viteve, shtëpitë e zbrazëta në fshatin buzë detit, disa prej tyre ende të mobiliuara – u mbuluan me bimë të harlisura.

Vendi mori popullaritet në vitin 2015, kjo pasi një seri fotografish mahnitëse u bënë virale.

Ky vend i mrekullueshëm filloi të “pushtohej” edhe nga turistët ndërkaq zyrtarët treguan kujdes ndaj tyre.