Robert Creeley: Shiu

Poezia “Shiu” nga Robert Creeley

Gjithë natën zhurmërima
vazhdimisht kthehej,
dhe prapë po bie
ky shi i qetë, ngulmues

Çka i jam unë vetes sime
që do të duhej të mbahej mend,
që këmbëngulja
kaq shpesh? A thua

Kurrë as qetësia
bile as ashpërsia
e shiut që po bie
s’do të më jep

diç tjetër përpos kësaj,
diç jo kaq këmbëngulëse –
a thua do të jem i mbyllur në këtë
mërziti të fundme.

Dashuri, nëse më do,
shtrihu pranë meje.
Jij për mua, si shiu,
dalje

nga lodhja, halabakllëku, gjysmë-
lakmia e indiferencës së qëllimshme.
Jij e njomur
me lumturi të denjë.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

RAYMOND CARVER: SHIU

U çova në mëngjes me dëshirë
të tmerrshme që të rri shtrirë gjithë ditën e lume
dhe të lexoj. Një grimëkohë luftova kundër kësaj.

Atëherë shikova shiun nëpër dritare.
Dhe hoqa dorë. Iu dorëzova plotësisht pushtetit
të këtij mëngjesi me shi…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

SUZANNE VEGA: KUR HERONJTË E MARRIN TEPOSHTËN

Kur heronjtë e marrin teposhtën
Ata s’kanë të ndalur
Kështu që mos pritni që ndonjëherë
Ta bishtnoj të kaluarën

Kur heronjtë e marrin teposhtën
Ata futen në flakë
Kështu që mos pritni ndonjë vendosje të
Ngadaltë e të kujdesshme të përgjegjësisë…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU