Në librin e tij të fundit “Apostulli”, gazetari Ilir Ikonomi flet dhe për miqësinë që Fan Noli pati me një tjetër figurë të shquar shqiptare si Faik Konica.
Ai e konsideron një miqësi e dy njerëzve të kulturës së lartë, të cilët së bashku flisnin për punë të mëdha si kisha, vepra letrare, historinë e besimit.
“Ndryshe nga Noli, Konica nuk kishte bërë shumë punë të rënda. Ai vinte nga një sfond familjar i pasur. Kishte bërë disa nga kolegjet më të mira në Francë. Edhe Konica shkoi në Boston, i ftuar nga Noli, i cili e ftoi të bëhej kryeredaktor i gazetës ‘Dielli’. Ardhja e Konicës është përshkruar shumë bukur nga Noli në një libër dhe aty thotë që erdhën gazetarë të gazetave të Bostonit, që ishte një gjë interesante pasi po vinte një njëri i veçantë.
Ishte një miqësi e dy njerëzve të kulturës së lartë. Nuk është një miqësi ‘dokudo’. Noli me sa kuptoj unë nga ajo që kam lexuar, mezi priste që ai të vinte aty dhe të flisnin për punët e mëdha, për shembull, për kishën. Konica ishte një njohës shumë i mirë i historisë së kishës. Të flisnin për operat, për veprat letrare, për gjithçka”, rrëfeu tutje Ikonomi. /abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
“NOLI SHKOI NË HARVARD PA KOKËRR LEKU NË XHEP”/ IKONOMI: U DIPLOMUA NË TË NJËJTËN DITË ME FAIK KONICËN
Viti 1906 do të ishte koha kur Fan Noli do të shkonte drejt SHBA-së dhe 3 vite më vonë, më 1909 ishte i vendosur për të studiuar në Harvard.
Besohet se poeti ka qenë i pari shqiptar që ka shkuar në universitetin prestigjioz amerikan, shpjegoi studiuesi Ilir Ikonomi për “Opinion” në Tv Klan. Studiuesi, i cili ka botuar librin biografik “Apostulli” për jetën e Fan Nolit, thotë se poeti shkoi në Harvard pa asnjë qindarkë në xhep.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ISMAIL KADARE: TË HUAJ JEMI PREJ KOHËSH…
Të huaj jemi ne prej kohësh,
Ç’ish për t’u thënë është thënë,
Si gurët që zënë vend në tokë,
Në jetë vend ne kemi zënë.
Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por natën, kur i lodhur truri,
Portat i mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg e futesh brenda,
Një shteg që vetëm ti e di.
Pastaj si në rrugica parqesh,
Shëtit mes cirkovolucionesh,
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult