Ismail Kadare: Të huaj jemi prej kohësh…

josif papgjoni - kadare enver hoxha

Të huaj jemi ne prej kohësh,
Ç’ish për t’u thënë është thënë,
Si gurët që zënë vend në tokë,
Në jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën, kur i lodhur truri,
Portat i mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg e futesh brenda,
Një shteg që vetëm ti e di.

Pastaj si në rrugica parqesh,
Shëtit mes cirkovolucionesh,
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë afrohet,
Nis shqetësohesh befas ti,
Dhe heshturazi del përjashta,
Nga shtegu, që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prapë jeta.
Dhe ne të dy si dhe më parë,
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë.

ObserverKult


ismail kadare doruntinën

Lexo edhe:

KUR ISMAIL KADARE I SHKRUANTE LUFTAR PAJËS, JA ÇKA KËRKOI NGA AI

Nga: Xhevdet Shehu

Historia e një letre se si shkrimtari i shquar Ismail Kadare dhe artisti Luftar Paja kanë ndihmuar një vajzë për të marrë një të drejtë studimi në vitin 1990.

Kjo histori ka ndodhur tridhjetë vite më parë. Ma tregoi krejt rastësisht ditët e fundit aktori i shquar i humorit, Artisti i Popullit, Luftar Paja.

Ja historia sipas Luftarit:

Në atë kohë unë isha deputet i Fierit. Dihen vështirësitë e viteve tetëdhjetë dhe problemet ishin të mëdha, aq sa bënë që në fillimin e viteve ’90 ai sistem të rrëzohej. Kishim probleme të mëdha ekonomike dhe sociale, të cilave u shtoheshin edhe gërr-vërret me njëri tjetrin. Sistemi ishte dobësuar sa mezi mbahej në këmbë, por prapë në ishim të vendosur të mbronim parimet dhe vazhdonim njëlloj luftën e klasave. Ky rast që po tregoj është mjaft domethënës.

Kishim në Fier një specialist të lartë bujqësie shumë të mirë. Qemal Gurgaj e quanin. Ishte me origjinë nga Gjirokastra, po seç kishte dhe një cen në biografi që nuk e mësova dot kurrë se çfarë ishte në të vërtetë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult