(Polluzhë, Drenicë)
Kaj, moj çikë, niju te deti.
t’la çiknija, t’la lezeti.
Kaj, moj çikë, e kaj, moj lulë,
se po t’pret bajraku ngulë.
Për shingjergj dalim me lue;
ti moj motër je palue.
Kaj, moj çikë , me krye n’at therrë,
kaj për arat ka i kem’ herrë,
kah kem’ herrë, kah kem’pushue,
guracek kah kemi lue.
A din, çik, kah shkoshim n’ara?
Shkunshim molla, shkunshim dardha-
Une shkun, ti qit n’zavjaç.
shkojshim n’shpi, i hangshim bashkë.
(Shkëputur nga libri “Këngë dasme I”, përgatitur nga Anton Çetta dhe Anton Berisha)
Përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe:
ANTON ÇETTA: DO TË VIJ PRAPË, POR PËR NJË PUNË TJETËR, EDHE MA TË MADHE SE KJO
Nga: Blerim Latifi
Në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar, një pjesë të madhe të kohës së tij, Anton Çetta, e kishte kaluar nëpër fshatra të Drenicës. Ai ishte etnograf dhe kishte marrë përsipër projektin e mbledhjes së tregimeve popullore në gjithë Kosovën, para se tregimtarët e fundit të tyre të vdisnin.
Rezultatet e punës së tij etnografike në Drenicë u publikuan në tri vëllime me titullin “Prozë popullore nga Drenica”. Për tre muaj Anton Çetta kishte qëndruar edhe në Prekaz, përkatësisht në konakun e Hazir Lutit, i cili dallohej nga pleqtë e tjerë të fshatit me faktin se njihte qindra tregime popullore, përralla, legjenda e mite, por edhe tekste këngësh të vjetra. Ai ishte një thesar aq i pasur etnografik, saqë Anton Çettës iu desh një kohë e gjatë derisa ta eksploronte të tërin, për ta hedhur pastaj në letër.
Ishte një kohë kur në Kosovë nuk ekzistonin fare mjetet e qarkullimit, nuk kishte makina dhe autobusë, kështuqë Anton Çetta ishte i detyruar të banonte gjithë kohën në konakun e plakut Hazir.
Aq mirë e trajtonin, saqë ai kishte nisur të ndihej si të ishte në shtëpinë e tij.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult