Herman Hesse: Njerëzit si ne, ndoshta nuk munden të dashurojnë

Hermann Hesse:
Hermann Hesse (1877 - 1962) / Getty Images

Nga Herman Hesse

– Megjithatë, i dashur ti nuk më dashuron. Ti nuk dashuron asnjë njeri. A nuk është kështu?

” Ashtu duhet të jetë” – tha i lodhur Siddharta. Unë jam si ti. Edhe ti nuk dashuron. Përndryshe, si do të mund ta ushtroje dashurinë veç si një art?

Njerëzit si ne, ndoshta nuk munden të dashurojnë.

Njerëzit fëmijërorë mund ta bëjnë këtë; kjo është e fshehta e tyre.

(Shkëputur nga novela ‘Siddharta’ i Herman Hesse)

Përktheu: Edvin Cami

ObserverKult


nuk kam vdekur herman hesse

Lexo edhe:

HERMANN HESSE: DISA NUK ARRIJNË TË BËHEN KURRË NJERËZ…

Nga Hermann Hesse:

Jeta e çdo njeriu është rruga për tek vetja. Asnjë njeri s’ka qenë kurrë krejtësisht ai vetë; megjithatë, secili synon të bëhet ai, njëri kështu e tjetri ashtu, secili sipas mënyrës së vet.

Secili mban deri në fund mbeturinat e lindjes së tij, gëlbazën dhe lëvozhgën e një lashtësie.

Disa nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca. Disa lart janë njerëz e poshtë peshq.

Por secili është pjellë e natyrës, pra të gjithë kemi prejardhje të njëjtë, të gjithë rrjedhim nga e njëjta rrugë; mirëpo secili synon qëllimet e tij. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


HERMAN HESSE: VETË JETA ËSHTË VETMI…

Të ecësh çuditshëm në mjegull
E vetme çdo shkurre e çdo gur
Pemët njëra-tjetrën s’e shohin,
Secila ngjason me një murg

Plot miq ish dikur bota ime,
Kur jeta qe mbushur plot dritë
Dhe ja, më pas bie mjegulla…
…nuk më shohin më sytë

Askush nuk e ka urtësinë,
Ta ndjejë terrin që vjen
Ai ngadalë e në heshtje
Të vetëm të gjen

Të ecësh çuditshëm në mjegull
Vetë jeta është vetmi
Askush nuk e njeh më tjetrin,
Secili vetëm rri…

ObserverKult