Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta Zef Deda

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, Mjeshtri i Madh i humorit Zef Deda.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, aktori i njohur Julian Deda.

Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda u nda nga jeta në Shkodër, ndërsa pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të bëhet të shtunën, kur edhe do te mbahen homazhet në Teatrin “Migjeni”.

Kush ishte Zef Deda?

Zef Deda është një nga humorisitët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore.

Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrin të realizojë qindra figura artistike.

Prandaj dhe ishte mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodranë

Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak të emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.

Zef Deda u martua me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda.

ObserverKult


Lexo edhe:

PREKËSE/ ZEF DEDA RRËFEHET PËR JETËN PAS PENSIONIT: DIKUR PAGUAJA VETË, TANI SHOH TAVOLINËN