Prekëse/ Zef Deda rrëfehet për jetën pas pensionit: Dikur paguaja vetë, tani shoh tavolinën

Aktori i njohur i humorit, Zef Deda, është një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, e veçanërisht për atë shkodran.

Ndonëse me titullin “Mjeshtër i madh”, së fundmi ai, kohë më parë, ka rrëfyer jetën e tij pas daljes në pension.

Ai u shpreh ndër të tjera se ndonëse është “Mjeshtër i Madh” rroga e tij ka qenë e ulët.

“Sa isha në punë të gjitha i paguaja vetë, tani që jam në pension shoh tavolinën, jam pensionist. “ Mjeshtër i Madh” por rroga ka qenë e vogël por prapë ja kemi bërë qejfin vetes”- tha aktori.

Aktori gjithashtu foli edhe për fëmijërinë dhe vuajtjet e familjes.

“Kujtoj nënën dhe mundin e saj për të na rritur pasi baba na la të vegjël. Pastruese shkolle ka qenë dhe kursente çdo gjë për ne. Aq para sa kishte mua do më blente gjithmonë libra pasi e shikonte që po bëhesha artist”- tha aktori i njohur.

Zef Deda, është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cili shpesh është cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Prej më shumë se 40 vitesh ai ka punuar në Teatrin Migjeni në Shkodër./shkodranews.org


Lexo edhe:

“NE MË TË RINJTË E KISHIM IDHULL”, AKTORI ZEF DEDA KUJTON GËZIM KRUJËN

Aktori i humorit Zef Deda, kujton kolegun e tij, artistin e madh shkodran Gëzim Krujën që u nda këtë të diel nga jeta.

Deda tha se e ka pasur idhull dhe se humbja e tij nuk është një humbje vec për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë, është një humbje e jashtëzakonshme.

“Kjo që po kalojmë është një situatë tepër e vështirë në të gjithë botë, po ashtu i vështirë dhe i zorshëm ishte edhe lajmi për ikjen e Gëzim Krujës, na pikëlloi. E kemi pas ne më të rinjtë idhull, sa bukur dilte në skenë, sa interpretonte, njerëzit në tan Shkodrën e tan Shqipninë qeshnin me të. Ai ishte artist i madh. Kishte sjellje të jashtëzakonshme me kolegët dhe ne thoshim po deshe me dal lirshëm në skenë dil me Gëzim Krujën, kishte aftësi të improvizonte cdo gjë”, thotë Zef Deda…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult