Ky është 72-vjeçari Mohamed Aziz, librashitësi më i fotografuar në botë, qyteti i Rabatit, Marok!
Shitja e librave në një vend, ku 26% e popullsisë ende nuk mund të lexojë, është një akt dashurie ndaj qytetit dhe letërsisë së tij. Duke qenë jetim që në moshën 6-vjeçare, Azizi pati një jetë të vështirë; ai nuk mundi as të mbaronte shkollën e mesme, sepse tekstet ishin shumë të shtrenjta për të.
Në moshën 15-vjeçare në vitin 1963, ai filloi karrierën e tij si librashitës me vetëm një qilim të shtruar nën një pemë me 9 libra.
Tani libraria e tij shet mijëra libra dhe ai i kalon ditët i bllokuar në libra dhe duke gllabëruar historitë që dalin prej tyre. Ai shpenzon midis 6 dhe 8 orë në ditë duke lexuar dhe ndalon vetëm për të ngrënë, për t’u lutur, për të pirë duhan dhe për të ndihmuar klientët.
Pjesën tjetër të kohës ai shëtit nëpër lagje në kërkim të librave që më vonë i nxjerr në shitje në dyqanin e tij. Ai thotë se kjo është hakmarrja e tij ndaj fëmijërisë dhe varfërisë së tij: “Kam lexuar mbi 4000 libra në arabisht, frëngjisht, anglisht ose spanjisht, pra do të thotë se kam jetuar më shumë se 4000 jetë. Të gjithë duhet ta kenë këtë mundësi! Më duhen vetëm dy jastëkë dhe një libër për të shijuar ditën time”.
Pas më shumë se 43 vitesh në të njëjtin vend, ai është librashitësi më jetëgjatë në Rabat.
PS: Kur e pyetën pse i lë librat e tij të pambikëqyrur jashtë ku mund të vidheshin, ai u përgjigj se ata që nuk dinë të lexojnë nuk vjedhin libra, dhe ata që dinë nuk janë hajdutë…
ObserverKult
Lexo edhe:
DHJETË FOTOGRAFITË PËR TË CILAT EDHE SOT FLITET, JANË TË NJOHURA NË TËRË BOTËN