Aktori Sandër Ruçi është shprehur se nuk është penduar që nuk e ka takuar Zef Dedën, edhe pse tha se e kishte ditur që kishte qenë i sëmurë.
Komentet Ruçi i bëri përmes një lidhjeje në “Good Morning Albanian” në Euronews, ku tha se ka karakter të vështirë dhe nëse do të donte ta kishte takuar Zef Dedën, do të kishte shkuar ta takonte.
“Ishemia ka bërë punën e saj, goditjet kanë qenë të njëpasnjëshme… E kam ditur që ka qenë i sëmurë, por unë jo se nuk jam interesuar, por nuk kam shkuar ta shikoj.
Për të mos qenë hipokrit nuk më vjen keq që nuk kam shkuar ta shikoj, sepse nëse do të më kishte ardhur, do të kisha shkuar”, tha Ruçi.
I pyetur se derisa bashkëshortja e tij i ka treguar se i ndjeri Deda pak javë para se të ndërronte jetë e ka përmendur emrin e tij, ai tha kjo qëndron, por se nuk është njoftuar nga familja e të ndjerit.
“Unë nuk kam ardhur të jap llogari këtu si me qenë gjygj. Familja e tij e dinë, më njohin, nuk kam inate pronash apo ku ta di unë… Jam më i vjetri sot për sot pas Zylyha Milotit, prej estradës së teatrit, pra prej atyre që kanë mbetur gjallë. E kam ditur se ma ka përmendur emrin, por askush s’më ka ftuar, as njoftuar…”, theksoi aktori .
Ndërkohë Ruçi, foli për një rast kur ai kishte qenë shumë keq dhe atë kohë askush nga familja e të ndjerit Deda nuk kishte pyetur për të.
“Për 35 minuta kam pas ‘vdekje’ klinike, para një kohë në Amerikë. Askush nuk ka bë pyetje se si është shoku Sandri. Unë kam ‘vdekur’ para Zefit, jam gjallë sot sepse më ka shpëtuar zoti. Mos të kisha qenë në Amerikë nuk kisha qenë këtu sot duke biseduar me ju”, tha më tej Ruçi.
Për më shumë ndiqeni videon!
ObserverKult
ObserverKult
Lexo edhe:
“MENDOJA SE ZEF DEDA DO MBANTE ARKIVOLIN TIM”, ZYLIHA MILOTI: KA VUAJTUR SHUMË, ËSHTË RRITUR JETIM
Artistja e merituar” Zyliha Miloti ka folur për marrëdhënien e ngushtë që kishte me Zef Dedën i cili u nda nga jeta ditë më parë.
E ftuar në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”, Zyliha Miloti shprehet se Shkodra u zgjua pa një nga figurat e nderuara, pa një artist të madh.
Gjithashtu aktorja tregon se nuk e priste kurrë këtë ditë dhe mes lotësh rrëfen se kishte menduar se jeta e saj do merrte fund më shpejt se e Zef Dedës pasi ajo e tregon atë energjik dhe e quan artistin “alegria e estradës”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
LINDA DERVISHI: PUTHMË TI, VEÇ TI
Puthmë si dallga e detit,
kur përplaset ndër brigje,
e shkuma e saj duket si meringë.
Puthmë me zjarrin e pyjeve,
e fryma të ndalet në buzë,
ku gjuhët lëngëzojnë,
e goja dridhet si emocion.
Rrëmbemë mes krahëve të tu
ku të ndiej rrahjen e shkuljes së zemrës.
Rrotullomë si i marrë nëpër dhomë
ku të ndihen të qeshurat e ulërimat tona si jehonë.
Puthmë ndër mure përplasur me dëshirë,
afsh e pasion,
më rrëmbe pranë vetes,
si një fitimtar në betejë!
Puthmë si etja për ujë,
si oshtimë që maleve depërton.
ObserverKult