Intervista e fundit e At Zef Pllumit: Dy sende u dashkan në jetë, fati dhe guximi!

dantja ka shkru per ne at zef pllumi observerkult

At Zef Pllumi ka qenë nga ata personalitete, i cili me veprën e tij ka lënë gjurmë kudo dhe kjo është e dokumentuar në shumë media. Intervistat e tij, gjithmonë janë lidhur me mesazhin e jetës, shpresës për ditë më të mira dhe dëshirën e madhe për ta parë Shqipërinë në piedestal.

Kështu, i pakursyer në 4 gusht të vitit 2007, ai do të jepte intervistën e fundit, për gazetën “Shekulli”, të intervistuar nga gazetarja e asokohe Elsa Demo.
Në vazhdim mund ta lexoni të plotë:

Si je me shëndet patër Zef?

Dje mbret, sot ruajna Zot. Tre fëmijë i kthejnë faqen. Përshëndetja e ditës. Vijnë prapë nesër. Kthina ka pak gjurmë françeskani. Shtrati i ngushtë nuk ka gjurmë gjumi. Pas dere xhaketa e zezë e rëndë. Në jakë duket kryqi gri. Duket që ka kohë që s’e ka veshur. Nga tavolina e punës kërcet diçka sa herë ikin dhe vijnë dritat. Është kompjuteri. Te kryet, pranë poltronit, ngjitur në mur, kalendari françeskan. Nesër është 2 gusht, është Ndjesa e Shën Françeskut.

Ndjesë për çfarë patër?

Ai është paraardhësi ynë. Si ai, ne besojmë që edhe mbas vdekjes kemi jetë. Kështu besojmë ne. Kështu kanë besuar dhe ata që kanë bërë piramidat. Po ne besojmë që pjesa më e madhe e mëkateve që bëhen në këtë tokë mund të shlyhen në jetën tjetër. I pari ynë, Shën Françesku, ishte duke u lutur në atë kishën e vogël që kish ndërtuar vetë kur iu duk Shën Mëria, ishte me Krishtin. E pyeti çfarë kërkon. Ai i tha që unë kërkoj ata që sillen rrotull kësaj kishe t’u shlyhen mëkatet në atë botë. Tash kanë filluar njerëzit t’i harrojnë punët e fesë.

Bota është më plakë, a mundet lutja të shlyejë detin e mëkateve të njerëzimit?

Sigurisht që do të jetë më e vështirë, por tash për tash na duhet me mendu me mendimin e kohës. Çdo kohë ka etapën e vet, besimin dhe filozofinë e vet. Ne s’mundemi me i fajësu njerëzit. Është gabim me i fajësu njerëzit. Ne fajësojmë politikanët, po jo njerëzit. Njerëzit do të bëjnë gabime se s’bën.

Po ku është feja në hapin dhe filozofinë e kohës? Ju thatë se nuk është më si dikur kjo punë.

Nuk mendoj që feja ka nevojë të reformohet, ka nevojë të kultivohet.

Ju keni investuar në njerëzit tuaj për këto ditë.

Kam njerëz tek të cilët kam investuar, por u mungon fati dhe guximi. Dy sende u dashkan në jetë: fat dhe guxim.

Ju na keni folur qartë për guximin pater, guximin jo si rrahje gjoksi. Ky besoni quhet dhe fat i juaj?

Të them të drejtën guximin e kam pasur dhe në burg. Nuk më kanë dënuar për së dyti.

Dhe ky është fati?

Fati patër? Mos mendo se ai libër s’është shkruar kot (Rrno vetëm për me tregue). Më kanë lidhur, më kanë rrahur, më kanë izoluar, dhe unë prapë mundja të flas me oficerët e Sigurimit. Operativi ishte shumë i keq, shumë i vështirë, sidomos në Ballsh. Edhe kur më kanë lidhur, kur më kanë rrahur, kur më kanë izoluar, ata kishin respekt për mua.

A është trupi burgu i shpirtit?

Janë të dy bashkë në zhvillim e sipër. Nuk mund të zhvillohet shpirti pa trupin, as trupi pa shpirtin. Kur bashkëpunojnë të dy bashkë mund të japin vepra të mëdha. Sot, s’mund t’i kuptojmë veprat e mëdha tek njerëzit pa bashkëpunimin ndërmjet dashurisë. Ajo i ka tërhequr në këtë jetë dhe ka menduar dhe për pavdekësinë.

Është kjo parajsa shpirtërore?

Besoj se po.

Biografia

Emër/Mbiemër: Zef Pllumi

Atësia: Gjeto

Vendlindja: Bogë, Koplik

Datëlindja: 28/8/1924

Profesioni: Frat françeskan, Shkrimtar

Datë Vdekja: 25/9/2007

Vënd Vdekja: Romë

Arsyeja e Vdekjes: Vdekje natyrore

Rrethanat e Vdekjes: I Lire

Enverizmi, fundamentalizëm islamik i maskuar

A është trupi burgu i shpirtit?
Janë të dy bashkë në zhvillim e sipër. Nuk mund të zhvillohet shpirti pa trupin, as trupi pa shpirtin. Kur bashkëpunojnë të dy bashkë mund të japin vepra të mëdha. Sot, s’mund t’i kuptojmë veprat e mëdha tek njerëzit pa bashkëpunimin ndërmjet dashurisë. Ajo i ka tërhequr në këtë jetë dhe ka menduar dhe për pavdekësinë.

Është kjo parajsa shpirtërore?
Besoj se po.

Atëherë, pse janë njerëzit të palumtur?
Janë larguar prej natyrës. Për shembull homoseksualiteti është kundër natyrës njerëzore.

A s’është kjo gjë dhe në Bibël pater, para shkatërrimit të Sodomës e Gomorrës?
Po, është. Homoseksualiteti ishte një sëmundje e përhapur. Njerëzimi ka qenë gjithmonë njerëzim, ka pasur të mirë e ka pasur të keqe.

Bota është kthyer aty ku ka qenë, prapë në fillesën e rënies? 
Bota sugjeron tolerancë për këtë punë. Por njeriu është i lirë të bëjë ç’të dojë dhe le të bëjë ç’të dojë me veten, por jo me u shtu në shoqëri. E keqja është që tani i mbron ligji. Kjo është një nga sëmundjet e mëdha të shekullit. Sëmundja e dytë është terrorizmi.

Terrorizmi si sëmundje?
Terrorizmi si filozofi që të mbysësh njerëzit në emër të fesë dhe kjo është krejt e kundërta e fesë. Ky është një lloj terrorizmi sepse ka edhe të tjerë të lidhur me islamizmin. Nuk e di pse vazhdon islamizmi me këtë teori.

A nuk ishte enverizmi një lloj terrorizmi?
Ishte një terrorizëm i madh. Enverizmi më tepër se sa komunizëm ishte një fondamendalizëm islamik i veshur me maskën e komunizmit. Po të ishte komunizëm, s’do të qe prishur as me Kinën e as me Rusinë komuniste.

Pater, këto fjalë po i thotë një njeri që është i veshur me petka të fesë tjetër, katolike.
Unë s’mundem të flasë keq për myslimanizmin, sepse shokët më të ngushtë që kam pasur në jetë ishin myslimanë. Unë fola kundër fondamentalizmit islamik. Prej nga vjen ky? Vjen nga njerëz të politikës që venë mantelin fetar. Po ata s’janë as fetar, as njerëz të politikës.

Bashkë me këtë bisedë do të botojmë dhe shkrimin tuaj të fundit në “Hyllin e dritës”. Ç’ju shtyu të shkruani për tranzicionin tani?
Sepse ka filluar tash e njëqind vjet. Po unë kam frikë se s’do mundem të mbyll librin e fundit.

Cilin libër?
Saga e fëminisë.

Ka treguar gati gjithçka për pjesën e dytë dhe të tretë të jetës në një Shqipëri të frikshme, tani Pater Zefi i është kthyer fëminisë. Ky është një libër që nis nga dita e lindjes së fratit. Nëna e lindi në pyll. Ishte duke prerë dru, e kapën dhimbjet, vetëm, merr sëpatën dhe pret kërthizën e foshnjës. E ngarkoi bashkë me drutë në kurriz dhe u kthye në shtëpi. At Zef Pllumit i gjallërohen sytë. Janë sy që kanë parë drejt dhe kanë vështruar gjithnjë përtej.

Jeta e Atit në trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”  

Një nga fragmentet e librit “Rrno vetëm për me tregue”, të At Zef Pëllumbit, flet për gjyqet ndaj popullit. Për ditën në të cilën është gjykuar dhe stoicizmin e tij.

Fragment

Ditën e gjykimit më thirrën shpejt. Dola i veshun e i mathun me ato tesha të reja. Në dhomën e hetuesit ishte vetëm Shyqyri Çoku. Më foli pa u ulë në karrigë. Tash po del në gjyq dhe atje fol lirisht si të duesh e shka të duesh, por mendo se mbas gjyqit prapë këtu në duert tona vjen. E kupton apo jo? A e ndigjove mbramë atë që lëshonte britma të tmerrshme? Ta bajmë ma zi se atij në rasë se i përmendë fjalimet e shokut Enver Hoxha. Na nuk durojmë ta shajsh publikisht. Un nuk e kam sha, por vetëm të kam tregue fjalimet e tij fjalë për fjalë. Pse i shkrueve ti në procesverbal? I shkrova se i the ti. Gjatë përpilimit të procesverbalit Shyqi (Shyqyri Çoku) më kishte pyetë se si e konsiderojshem un mbylljen e kishave. Iu përgjigja se ishte veprimi ma i gabuem i Pushtetit Popullor, sepse lirinë e fesë e garantonte nji nen i veçantë I Kushtetutës, mbi të cilin ishte perpilue edhe ligji “Mbi komunitetet fetare”. Përveç kësaj në nji prej fjalimeve të Enver Hoxhës, i mbajtun në Rrëshen në vjetin 1954, thohet tekstualisht se “propaganda kapitaliste e revizioniste çirret me të madhe se në Shqipëri nuk ka liri feje, se janë mbyllur kisha e xhamija. Por kur kanë ndodhur këto në Shqipëri? – pyet Enveri. – Këto gjëra mund të ndodhin atje ndër vendet borgjeze, kapitaliste e revizioniste, por jo kurr në Republikën Popullore të Shqipërisë”. I kam thënë ato fjalë me të vërtetë, – iu drejtova Shyqit (Shyqyri Çokut), – por ti e ngarkove me to procesverbalin për me më ngarkue sa ma shumë. Me të ngarkue sa ma shumë? Ti pate fatin që të mora un, shkodranë. Ti e din fjalën e popullit që thotë: “Vllau yt mishin ta han, por kockën ta len”. E sikur t’ish kenë për ty nji hetues nga jugu? Ik, ban si të duesh e fol si të duesh, para gjykatet je i lirë, veçse përsëri ndër duer tona vjen. Atëherë thirri me të madhe: Jonuz, e ke gadi tjetrin? Zoti hetues. Ju e keni në dorë punën; ata prokurorët e gjykatësit shkë i keni dhe mund i porositni që ta kalojnë atë faqe të procesverbalit e mos të më pyesin aty. – Jo, more jo, na nuk i porosisim ata, por vetëm të themi ty se të duem të mirën. Jonuzi pruni Dom Nikollë Mazrekun duerlidhun. Ja hoq prangat e me ta na lidhën bashkë të dyve. Te dera pritshin hetuesat Shyqyri Çoku e Dhimitër Shkodrani. Na shoqnuen deri te “kafazi i të pandehurve”. Kisha ishte plot e përmajë me njerëz. Te vendi i elterit kishin ba nji podium për trupin gjykues. Mbrapa podiumit, nalt, ishte shkrue me shkronja tepër të mëdha: “Drejtësia në shërbim të popullit”. Ndërsa pritej trupi gjykues, Shyqi (Shyqyri Çoku) më tha: Bukur ka dalë ky sallon i rinisë.Iu përgjigja se arkitekt i kësaj kishe ishte kenë Fishta. E vetmja gja që i mungon asht ngrofja. Ditë kaq të ftohta janë të rralla. Sot asht 7 gradë nën zero, – tha Shyqi (Shyqyri Çoku). Ndërsa ishem ndër këto mendime, mes asaj zhurme popullore, më preku në sup Shyqyri Çoki dhe më tha: – Zef, motra jote asht aty, në bankën e parë. Don ta shikojsh? – Sigurisht që po! Në bankën e parë ishte ulun nji grue zadrimore, nji nuse; përkrah kishte burrin e vet. Shyqi (Shyqyri Çoku) shkoi dhe foli me te. Ktheu dhe më tha: – A asht motra jote ajo? – Jo, nuk e njof. – Nuk e njef? Në ças u veprue: gruen dhe burrin e saj e nxuerën nga salla. Shifej mirë se publiku aty ishte me ftesa. Shyqyri Çoku më tha: – Ti nuk ke punë me te as me të tjerët që do të flasin. Ndërkaq të tjerët mbas tij, kund gjashtë persona, kërkuen dënimin tim me vdekje. Në të vërtetë, kur e kërkojshin ata, më dukej mjaft i largtë. Të gjithë flitshin me letra në dorë, sikur t’ishin shkrue dikund njeti. Dikur u paraqit nji grue që punonte në spital e kishte ardhë me bluzën e saj të bardhë. Tha se kishte ndigjue nga altoparlantat e radios lokale se këta priftën këtu thane se feja nuk asht kundra shkencës. Si asht e mundun që t’i thotë këto fjalë, mbasi këta vetë, kur janë të sëmundë, vijnë në spital ten e dhe kërkojnë ndihmën e ilaçeve dje jo të fesë, tha ajo.