Artisti Mirush Kabashi u nda nga jeta më 5 dhjetor 2023 pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Euronews Albania nëpërmjet emisionit “Profil” i ka kushtuar një dokumentar, ku artistët kujtojnë me mall kolegun e mikun e tyre të ndjerë.
Këngëtarja Irini Qirjako theksoi se iku një thesar i artit shqiptar ndërsa tregoi dhe se si e mori vesh lajmin e vdekjes së Kabashit.
“Iku një artist, kolos i skenës. Unë e kisha mik të shtrenjtë. Ishim gjithmonë bashkë. Ai ishte njeri i drejtë i ndershëm, donte gjithmonë vetëm të vërtetën. Ishte një thesar i artit shqiptar. E mora vesh në televizor. Kam uluritur. Nuk doja ta besoja por unë e dija që ai vuante pasi që ishte i sëmurë. Kishte kaq kohë që vuante. Nuk e dublonte askush tjetër”- u shpreh ajo.
Sakaq aktori Ndriçim Xhepa u shpreh: “Kam punuar në film me Mirushin. Kujtoj që Mirushi ishte një aktor vërtetë i veçantë me talentin e tij. Ishte aktor shumë punëtor, me një sedër dhe një angazhim të jashtëzakonshëm”.
Federik Ndoci theksoi se Mirush Kabashi lindi për të qenë i madh dhe kështu do të mbetet.
“Ne njiheshim para se të vinte te filmi. Mirushi ka qenë pjesë e pëlqimit tonë që në hapat e parë në kinematografi. Mirushi kishte një mjeshtri aktori shumë natyrale që të hynte në zemër. Ai ka lindur me qenë i madh dhe kështu do të mbetet. Do të kujtohet si njeri i madh”-theksoi ai./euronews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
FJALËT PREKËSE TË AGIM DOÇIT: MIRUSH KABASHI KA EMOCIONUAR 83 SHTETE TË EVROPËS
Poeti i njohur, Agim Doçi ka folur për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi. Ai ka treguar për “Pas Mesnate”, se kanë qenë miq shumë të mirë bashkë dhe do të mbetet në memorien e tij si “Nderi i Kombit”.
Doçi theksoi se Kabashi ka qenë i pari pas komandantit të diktaturës që përmes rolit të Sokratit ka ngritur në këmbë të gjithë Pallatin e Kongreseve. Ai shtoi se Kabashi ka ngritur edhe sallat e 83 shteteve në të gjithë Evropën.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult