Dua vetëm të jem i pranishëm në jetën e vajzave të mia

Nga Rafif El-Muhanna

Unë nuk kërkoj të jem një prind i suksesshëm me vajzat e mia, sepse nuk e di se çfarë do të thotë prindërim i suksesshëm.

Ajo që ka rëndësi për mua është të jem i pranishëm në jetën e tyre, me të gjitha të mirat dhe të këqijat e mia, në një mënyrë reale dhe transparente.

Unë nuk u mësoj vajzat e mia se si të jenë të suksesshme, por kujdesem që ato të dinë ta dallojnë kush është njeri i vërtetë… me gjithë rrezikun që mbart kjo për veten dhe për të tjerët.

Ka fëmijë që rriten përmes edukimit. Dhe ka fëmijë që rriten përmes dashurisë..

Edukimi tradicional zvogëlon ankthin e prindërve pa reduktuar ankthin e fëmijës, ai thjesht transferon vendin e ankthit nga prindi tek fëmija. Sakaq dashuria mund të ngjallë ankth tek prindërit, por e mbron fëmijën prej ankthi.

Ky lloj edukimi me dashuri, i nxit prindërit të përmirësojnë marrëdhënien e tyre me ankthin e vet, pa e transmetuar plotësisht apo të shumëfishuar tek fëmija.

Fëmija nuk duhet të shihet si projekt edukimi i familjes, por të shihet si projekt ku dashuria e tyre si familje projektohet tek fëmija.

(Rafif El-Muhanna, psikiatër sirian)

Përktheu: Elmaz Fida

ObserverKult


Lexo edhe:

RAFIF EL-MUHENNA: NË ÇDO SHTËPI GJENDET NJË SHTRAT NËNE

Nga Rafif El-Muhenna, psikiatër sirian

Ndryshe nga çfarë thotë arsimi modern. Unë nuk i kam privuar kurrë vajzat e mia nga nevoja e tyre për t’u shtrirë në shtratin tonë.

Përkundrazi, sa herë që më dilte gjumi nga hapat e saj drejt dhomës tonë, unë i hapja krahët. Dhe e mirëprisja që ta kalojë me ne pjesën e mbetur të natës.

Gëzimi im për praninë e saj mes nesh, ishte më i madh sesa gëzimi i saj. Sado që hapësira e shtratit ngushtohej aq shumë, sa bëhej e mjaftueshme për ta larguar gjumin prej syve tanë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult