Martha Riviera-Garrido: Nëse dikush të thotë se të do, shikoje me vëmendje në sy…

Alberto Moravia

Nga: Martha Riviera-Garrido

Nëse dikush të thotë se të do, shikoje me vëmendje në sy. Dhe në sytë e tij të qashtër ke për të parë dy pemë të përflakta, si dy vatra të ndezura. Atëherë, do ta ndiesh mishin tënd si të jetë prej bime, këmbët do të të duken si prej rëre dhe emri yt si i bërë prej balte që të ka ngecur në fyt.

Nëse dikush të thotë se të do, do të tronditesh nga pakohësia e tmerrshme e fjalëve; nuk ke për ta kuptuar nëse qe natë apo ditë kur të erdhi ajo rrufe, nëse mbaje në duar një zog apo një peshk, nëse ishte një engjëll apo ishte era ajo që po të shtrëngonte fytin. Gjithsesi, po ajo forcë ka për të të shpëtuar.

Shiko përpara, hapja gjoksin dritës apo dhimbjes. Nxirre zemrën jashtë dhe hesht.

Në shqip: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:


BAJRAM KARABOLLI: KAM JETUAR ME HERONJTË E LIBRAVE, JO TË PUNËS SOCIALISTE

“Pedro Paramo” një nga librat monumental të letërsisë hispanike ka vetëm pak që ka ardhur në gjuhën shqipe nën përkthimin e Bajram Karabollit. Rulfo është vetëm një; në oqeanin e madh të kësaj letërsie që prej kohësh kanë nisur të flasin në shqip; nën shqipërimin e Karabollit. Me atë tërheqjen që ta jep natyrshëm përkthimi, Bajram Karabolli njësohet lehtë me autorët e librave që ka përkthyer. Përkthyesi është zëri i autorit në gjuhën që e ka sjellë. Më poshtë ai bëhet pjesë e rubrikës “librat e zemrës” e suplementit Leteratura.

 Aktualisht, cilët libra keni më për zemër?

– “Ema Bovarí” (Gustave Flaubert), “Aana Karenina” (Leon Tolstoi), “Martin Iden” (Xhek London), “Mbi heronjtë dhe varret” (Ernesto Sabato), “El Aleph” (Borges), “Saga e Forsajtëve” (Xhon Gollsuorth), “Pedro Paramo” (Huan Rulfo), “Festa e cjapit” (Mario Vargas Losa), “Detektivët e egër” (Roberto Bolanjo), “Aura” (Carlos Fuentes), “Pallati i ëndrrave” (Kadare), “Lumi i vdekur” Jakov Xoxe), “Gurit të varrit ia rrëfej” (Agron Tufa), “Biri i botës” (Demir Gjergji), etj.

– Cili është për ju romani më i mirë i të gjitha kohërave?

– “Pedro Paramo” i Juan Rulfo-s

 Cilat janë për ju tregimet më të parapëlqyera të të gjitha kohërave?

– “Lulet e mollës” ” (Xhon Gollsuorth), “Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje” (Stefan Cvajg) “Fati i njeriut” (Mihail Shollohov), “Erdha vetëm për të folur në telefon” (Gabriel G. Markes), ”Para ligjit” (Kafka), “Mrekullia e fshehtë” (Borges) ,“I vdekuri dhe stuhia” (Ervin Nezha), “Shamiverdha” (Thanas Medi), etj…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU