Jack Micheline: Ka një luftë

Poezi nga Jack Micheline

Të vdekurit nuk dinë gjë
Mos e harro këtë
Ka një luftë
Përtej të gjitha luftrave të tjera
Individi kundër shoqërisë
Zogu i uritur kundër ngricave të dimrit
Ja bukuria jote poet
Është e jotja për ta bërë dhe ribërë
Çfarëdo që është kjo botë
Është triumf i atentatorit

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

PIER PAOLO PASOLINI: DITARI

Poezi nga Pier Paolo Pasolini

I rritur? Kurrë – kurrë -!
Bash si vetë ekzistenca
që nuk piqet kurrë
duke qëndruar gjithmonë e papjekur
nga dita e mrekullueshme në ditë të mrekullueshme –
unë sall mund t’i qëndroj besnik
monotonisë mahnitëse
të misterit.
Kjo është arsyeja pse unë kurrë nuk e kam braktisur
veten në lumturi,
kjo është arsyeja pse
në ankthin e mëkateve të mia
unë kurrë nuk jam prekur
nga pendimi i vërtetë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult