Festa e Vitit të Ri nuk ka qenë e njëjta sikurse viteve të kaluara për familjen e aktorit Jul Deda. Kjo pasi që në vitin që e lamë pas, ai humbi njeriun më të dashur dhe më të shtrenjtë, babain, Zef Deda.
Kjo ishte humbje për familjen e tij, por ishte humbje edhe për komunitetin artistik dhe gjithë ata që e deshën dhe u rritën me humorin e tij të rrallë.
E në natën e ndërrimit të motmoteve, aktori Deda ka uruar të gjithë me një foto të vitit të kaluar ku shihet familja e tij e lumtur së bashku edhe me babanë e tij.
“Zgjodha foton e një viti më parë, për t’ju thënë Gëzuar. Viti 2023, nuk ishte një vit i lehtë për familjen tonë, por falë Zotit, në genet e Deda-ve rrjedh energjia pozitive dhe dëshira për ta jetuar e gëzuar jetën në çdo sekondë të saj. Ky ishte edhe amaneti i engjëllit tonë mbrojtës.
Me këtë rast, urojmë çdo të mirë për familjet tuaja. Viti që vjen, ardhtë i shëndetshëm dhe i lumtur për të gjithë. Bekime…”, shkruan Jul Deda.
ObserverKult
Lexo edhe:
NDRE MJEDA: VEÇ PER TÝ M’RREH ZÊMRA E MJERA, E PREJ MÁLLIT DERDHI LOT
Permbi zâ qi lëshon bylbyli
Giûha shqype m’shungullon;
Permbi érë qi nep zymyli
Pá da zêmren m’a ngushllon.
Nder kómb’ tjerë, nder dhéna tjera
Kû e shkoj jeten tesh sá mot,
Veç per tý m’rreh zêmra e mjera,
E prej mállit derdhi lot.
Njikto giuhë qi jam tui ndie
Janë të bukra me temel;
Por prep këjo, si diell pá hije,
Per mue t’ tanave ju del.
Edhè zogu kerkon lisin
Mbî shpië t’artë ku rri me mbret;
E shtegtari dishron fisin
Permbî vênd qi s âsht i vet.
O Shqypnië e mjerë Shqypnija,
Plot me burra e trima plot
Ti ‘j dit’ ishe; por lumnija
Qi ké pasun nuk â sot.
Nen njat tokë qi t’a shklet kâmba
Zân e t’ moçmeve veshtò:
Per bij t’ tashem, porsi e ama
E t’ koritunve, gjimô.
Nâm e zâ, qi kishe, t’ treti,
E veç turpi e mârrja t’ mbëloj;
Per lumnië veç kóre t’ mbeti
Qysh se fara e mirë mbaroj.
Por gazmô nder gjith kto t’ vshtira
Persè endè s’ sharrove kret;
Diçka t’ mbet nder atò t’ mira
Mbas dý mij e mâ shum vjet.
T’ ka mbêt giuha qi po ndîhet
N’ fush e n’ mal qi ti zotnon;
Gjith kû hija ê jote shtrîhet
Kû shqyptari zân e lëshon.
Prei Tivarit e n’ Preveze
Nji â giûha e kómbi nji;
Kû lêshon dielli njato rreze
Qi veç toka e jote i di.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult