Vendimi/ Pension i posaçëm për 15 personalitete! Mes tyre Muharrem Hoxha, Eva Alikaj dhe Frederik Ndoci (Lista)

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë së Shqipërisë e cila ka miratuar dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror për 15 personalitete në fusha të ndryshme të artit e sportit.

Qeveria ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme të shoqërisë shqiptare.

Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, i cili hyn në fuqi menjëherë, listohen një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Muharrem Hoxha, Eva Alikaj, Ardian Cerga.

Por edhe në atë të muzikës e sportit si Frederik Ndoci, Suzana Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase etj, në pikturë me Nazmi Hoxhën, pasuar te studiues Aurel Plasari e të tjerë, të cilët përfitojnë nga ky vendim.

Këto janë 15 personalitetet që kanë përfituar nga ky vendim:

Eva Alikaj- aktore
Muharrem Hoxha- aktor
Frederik Ndoci- këngëtar
Roland Xhoxhi- violinist
Leonard Tase- volejbollist dhe trajner
Suzana Frashëri- soprano
Aurel Plasari- studiues
Mimoza Ibrahimi- volejbolliste
Nazmi Hoxha- piktor
Xhelal Kalaja- trajner basketbolli
Diana Mata- qitëse
Ardian Cerga- aktor
Lulëzime Duka- volejbolliste

Pensioni i posaçëm, i parashikuar për personalitetet më të spikatura në vend, është rritur ndjeshëm duke u bërë sa dhjetëfishi i pensionit social.

“Qeveria miratoi dhënien shtesë të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social”. Kështu thuhet në vendim e publikuar në fletoren zyrtare të datës 3 janar 2024./ report-tv.al

ObserverKult


bir shqiptari hil mosi due
Hil Mosi

Lexo edhe:

A E DINI KUSH ËSHTË AUTORI I TEKSTIT: “AH, SHQYPNI, MOS THUJ MBAROVA” (VIDEO)

Sigurisht e keni dëgjuar të kënduar nga rapsodi Dervish Shaqa këngën folklorike “Ah Shqypni, mos thuj mbarova”, por, a e dini se kush është autori i tekstit të saj?

Poezia është shkruar nga një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, që ishte edhe publicist e poet, nga Hil Mosi. Titulli i poezisë është “Kosova në luftë“.

ObserverKult ju sjell poezinë e plotë të Hil Mosit e po ashtu edhe këngën e Dervish Shaqës.

Kosova në luftë, poezi nga Hil Mosi

Ah, Shqypni, mos thuj mbarova,
Se djelmt tu edhe jan’ gjall’!
N’kamb asht çu e rrebt Kosova
E ban luftën ball’ për ball’.

Ish nji vjet’ ndër ma të vshtira,
Me nji mij nandqind e dhjetë,
Kur Kosov’ mbloj egërsira,
Për me shbi çdo bim’ mbi dhetë.

Ish, por sa e nis njathera
Bota mbar’ për m’u gjallsu
Kur me knaqje vjen prandvera
T’gjith natyren m’e lulzu.

Ah, ehu! Do sheje t’kqia
Jan kah vin’ prej ans mbi Le!
N’vent t’prendvers që pret Shqypnia,
Bje mbi të nj’ e rrebt rrufe.

Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult