Pas mbylljes së Akademisë Albanologjike dhe kalimit të instituteve nën çadrën e Akademisë së Shkencave së Shqipërisë, po ndryshon edhe statuti i kësaj të fundit në disa pika që kanë të bëjnë me drejtimin e instituteve nën ngrehinën e re.
Ndërsa shkrirja u bë zyrtarisht me 1 janar me nisjen e vitit të ri, në datën 4 janar është bërë një propozim statuti që po diskutohet në asamblenë e Akademisë.
Institutet vijnë nga ASA në ASh me kërkuesit shkencorë dhe drejtuesit, por sipas statutit të propozuar, “Zgjedhjet e drejtuesve të instituteve dhe të qendrave kërkimore- shkencore sipas këtij statuti bëhen në fund të vitit 2024.
Këshillat shkencorë të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja dhe drejtorët caktohen nga Kryesia e AShSh-së. Anëtarët e zgjedhur të këshillave shkencorë të deritanishëm vazhdojnë të jenë anëtarë të këshillave shkencorë përkatës”.
Kjo pikë interpretohet si zgjerim i kompetencave të kryesisë e kryetarit të Akademisë. “Drejtuesi i institutit / qendrës duhet të ketë të paktën kategorinë Mjeshtër kërkimesh. Ai zgjidhet / emërohet për një mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje ose riemërimi vetëm një herë.
Drejtuesi i institutit është përfaqësuesi ligjor i tij dhe drejton këshillin shkencor” thuhet në statutin e ri.
Po aq, shtohet se “Zgjedhja e drejtorëve të instituteve bëhet me votim të drejtpërdrejtë e të fshehtë nga trupa zgjedhore e përbërë nga punonjësit kërkimorë- shkencorë e anëtarët e komisionit të përhershëm përkatës. 5 Procedura me të hollësishme përcaktohen me nënakt të veçantë.
Kandidati i zgjedhur emërohet nga Kryesia e ASHSH. Për qendrat, si rregull, drejtuesi zgjidhet nga Kryesia e ASHSH, me propozim të bordit shkencor të qendrës.
Për rastin kur qendrat që kanë këshill shkencor të përbashkët me një institut/qendër tjetër, zgjedhja bëhet si për drejtuesit e instituteve”.
Po aq shqetësim duket se ngre në mesin e kërkuesve shkencorë, edhe Bordi i drejtorëve, që sipas statutit të ri të propozuar, është organi kryesor për koordinimin e harmonizimin e veprimtarisë së instituteve në zbatim të programit e të strategjisë së kërkimit shkencor të ASHSH dhe të instituteve të rrjetit të saj; veçanërisht për menaxhimin e buxhetit.
Bordi ngrihet e funksionon në bazë të nenit 50 të këtij Statuti dhe përbëhet nga drejtuesit e instituteve, të qendrave të përhershme dhe të njësive të përkohshme, me afat dyvjeçar; si dhe nga kryetarët e komisioneve të përhershme gjegjëse të ASHSH.
Kryetari i ASHSH drejton bordin e drejtorëve, i cili mblidhet të paktën një herë në dy muaj./BW
ObserverKult
Lexo edhe:
BUQETË ME POEZI NGA BOHEMI MIRKO GASHI: POPULLI E DI SE VETËM FËMIJËT DHE KAFSHËT TË DUAN PA HILE…
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur me poezi të Mirko Gashit.
POPULUS ILLYRICUS
Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s’ka perëndi të tjerë
përveç meje
Populli të thotë
se s’ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s’duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë
pasi vetëm ai e di
rrugën e vet
vallen e popullit
askush
s’do ta mësojë
as t’i marrë erë
për një jetë kalimtare
Kurrë mos humb besë
ndaj Zotit tënd të ri
beso
e po të besoj
në këtë aksiomë
Populli e di
se vetëm fëmijët dhe kafshët
të duan pa hile
Çdo fjalë që të thuhet
për Popullin
është e stërvockël
Ai e ka çelësin
për çdo rebus
vetëm për të s’ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtëpisë
është për pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocërr
ku është hija
e ku gjendet dielli
kush është Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
të thellë
sa një oqean
populli të thotë
se kënga
është vaji i burrit
se kështu e ka jeta
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult