“Theva këmbën në skenë”, aktorja tregon momentin e vështirë: Nuk hoqa dorë nga roli, spektatorët habiteshin

Mjeshtra e kukullave, aktorja e njohur, Florinda Mazreku, ka rrëfyer momentin më të vështirë gjatë 43 viteve në teatër.

Ajo zbuloi në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, se teksa po kalonte nga një skenë në tjetrën theu këmbën.

Pavarësisht këtij incidenti, aktorja zbuloi se nuk hoqi dorë nga roli dhe e çoi deri në fund. Madje, ajo theksoi se në prova shkonte me këmbën me allçi.

“Momenti më i vështirë ishte kur unë po shkoja nga një skenë në një tjetër. Shkallët ishin të prishura dhe unë theva këmbën. Mirë që theva këmbën, por ishte shfaqja “Tomi dhe Jerry” dhe unë isha Tomi.

Edhe kisha krijuar edhe kukullat vetë, aq e tiposur isha, aq e apasionuar isha, sa unë shkoja te Merita lart dhe ajo më thoshte: ‘Hajde, hajde ti, se e di unë se ça do bësh tani’. Edhe unë i krijoja vetë materialet që të dilnin sa më të bukur personazhet.

Unë rash dhe e beson kam bërë provat me një këmbë, e kisha në allçi dhe nuk e lash për asnjë minutë rolin tim.

Më thonin spektatorët: ‘O Zot, ça pasioni ke ti dhe me një këmbë’”, tregoi Mazreku./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

AKTORJA E NJOHUR SHQIPTARE KRITIKON PRINDËRIT: KANË ARDHUR KOHË TË VËSHTIRA, MOS UA LINI FËMIJËVE CELULARËT NË DORË

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, aktorja e njohur, Florinda Mazreku, e cila ka qëndruar gjithmonë pas kukullave, ka deklaruar se sot kanë ardhur kohë të vështira për fëmijët.

Ajo ka bërë edhe disa kritika për prindërit, të cilët i lënë fëmijëve celularin gjatë gjithë kohës, madje edhe kur ushqehen.

Mazreku ka zbuluar se debaton herë pas here me të bijën lidhur me këtë çështje, pasi e shqetëson shumë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult