Para disa kohësh doli në qarkullim libri “Mjeshtra të hershëm të fotografisë shqiptare” i studiuesit të fotografisë dhe publicistit, Qerim Vrioni.
Botimi është një përmbledhje artikujsh informativ-studimor për 15 fotografë të vjetër, të botuar gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit në shtypin shqip, brenda dhe jashtë vendit. Renditja e fotografëve në libër është bazuar në kriterin e vjetërsisë, nga më të vjetrit tek më të rinjtë. Për çdo fotograf ka edhe një cv-fotografike të vogël me fotot më përfaqësuese të secilit. Artikujt janë paraqitur në libër ashtu siç janë botuar së pari në shtypin periodik, pra pa ndonjë përditësim të të dhënave. Janë kryer ndërhyrje vetëm në këndvështrimin gjuhësor të artikujve.
Libri fillon me fotografin nga Dardha, Jani Zengo (1832-1913) dhe përfundon me Parashqevi Sahatçi (dt.1933), e cila edhe sot në moshë shumë të thyer nuk shkëputet nga fotografia, madje është edhe femra e vetme në botim. Autori i librit ndër duar, ka botuar artikuj edhe për fotografë të tjerë të traditës, por shpreson që këto t’i përmbledhi më vonë në një botim tjetër me të njëjtin format me këtë. Shtojmë se, ky është libri i gjashtë i autorit Qerim Vrioni kushtuar fotografisë shqiptare.
Ballinën e librit e ka krijuar piktori Mustafa Lamaj, faqosjen e ka kryer Elzana Agolli, redaktimin e ka bërë Elona Vrioni dhe fotoja e autorit të librit në ballinën e fundit është e fotografit Arben Bici.
Fillimisht libri “Mjeshtra të hershëm të fotografisë shqiptare” mund të gjendet në “Librari 21” pranë Kryqëzimit “Qemal Ataturk” (ish-21 dhjetori) në Tiranë.
ObserverKult
Lexo edhe: